Konferencë: “Ndërtimi dhe mirëmbajtja e besimit në sistemin tatimor për një të ardhme të qëndrueshme”




Instituti AAB për Kontabilistë dhe Auditorë të Certifikuar shënoi Ditën Ndërkombëtare të Kontabilitetit me organizimin e konferencës me temë:

“Ndërtimi dhe mirëmbajtja e besimit në sistemin tatimor për një të ardhme të qëndrueshme”.

Ngjarja mblodhi profesionistë të fushës së kontabilitetit, auditimit dhe tatimeve, si dhe përfaqësues nga institucione të rëndësishme publike dhe private.

Konferenca u hap nga Kryetari i Bordit të Institutit, z. Avni Berisha, ndërsa fjalën përshëndetëse e mbajti Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, z. Mentor Hyseni.

Paneli diskutues, i udhëhequr nga znj. Artenisa Beka, anëtare e Institutit AAB, trajtoi çështje kyçe mbi transparencën fiskale dhe rolin e profesionistëve të kontabilitetit në forcimin e besimit publik.

Në panel morën pjesë:

z. Sami Salihu, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm, Administrata Tatimore e Kosovës

z. Florin Lata, Avokat, Vokshi & Lata

z. Arben Dubova, Auditor i Certifikuar, Anëtar i Institutit AAB

Konferenca u përmbyll me një sesion të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional me temën:

“Blockchain si nxitës i inovacionit dhe sigurimit të besueshmërisë” me ligjërues z. Besart Vllahinja, VLLNX Tech LLC Themelues & CEO.

Ky aktivitet shënon përkushtimin e Institutit AAB për të avancuar profesionin e kontabilitetit dhe auditimit, përmes edukimit të vazhdueshëm dhe nxitjes së dialogut profesional ndërmjet institucioneve dhe ekspertëve të fushës.

Share: