Banner Images

Zhvilloni të menduarit dhe parimet e sigurisë financiare personale

Përmes trajnimeve për nivelin e tretë Auditor i Certifikuar në Institutin AAB për kontabilist dhe auditor të certifikuar ju do të përfitoni ekspertizë të nevojshme për kryerjen e auditimeve të jashtme dhe të pavarura të pasqyrave financiare të njësive ekonomike të ndryshme dhe organizatave tjera publike.

Po ashtu u mundëson të jepni kontributin tuaj në kompani të ndryshme lidhur me menaxhimin financiar cilësor dhe sipas legjislacionit përkatës e duke pasur parasysh edhe praktikat më të mira ndërkombëtare në këtë fushë.

Auditorët e certifikuar dhe që vazhdojnë ta mbajnë këtë titull janë në gjendje të sigurojnë se regjistrimet financiare janë bërë sipas standardeve dhe në harmoni me kërkesat ligjore për raportim financiar.

Syllabusi i P1 Qeverisja, Risku dhe Etika, veprojnë si syllabusi që hap derën drejt nivelit profesional. Ai vendos dokumentet tjera Thelbësore dhe Opsionale në një kontekst më të gjerë profesional, organizativ dhe shoqëror. Syllabusi supozon se teknikat, aftësitë dhe njohuritë thelbësore janë fituar në nivelin Themelor gjatë të cilit duhet të jenë fituar edhe aftësitë bazë teknike dhe se etika, qeverisja e korporatës, auditimi i brendshëm, kontrollimi dhe rreziku do të jenë prezantuar në kontekstin e temave specifike. Syllabusi i QRE fillon duke hulumtuar tërë fushën e qeverisjes përbrenda organizatave në kontekstin e gjerë të marrëdhënies së agjencive. Ky aspekt i syllabusit përqendrohet në rolet përkatëse dhe përgjegjësitë e drejtorëve dhe zyrtarëve e deri te palët e interesuara të organizatës si dhe tek kontabiliteti dhe auditimi si funksione mbështetëse dhe kontrolluese.

Syllabusi, më pas hulumton rishikimin e brendshëm, kontrollimin dhe raportimin për të zbatuar dhe mbështetur qeverisjen efektive, duke përfshirë çështjet e pajtueshmërisë që kanë të bëjnë me vendimmarrjen dhe funksionet për mbështetjen e vendimeve. Syllabusi po ashtu hulumton tërë fushën e identifikimit, vlerësimit dhe kontrollimit të rrezikut si një aspekt kyç të menaxhmentit përgjegjës. Në fund, syllabusi mbulon etikën personale dhe profesionale, kornizën etike – dhe vlerat profesionale – të aplikueshme në kontekstin e detyrave të kontabilistit dhe si në formën e një udhëzuesi për sjelljen dhe udhëheqjen e përshtatshme profesionale në një sërë situatash.

Syllabusi i P2 Raportimi i Korporatave, supozon se teknikat, aftësitë dhe njohuritë thelbësore janë fituar në nivelin Themelor gjatë të cilit duhet të jenë fituar edhe aftësitë bazë teknike për të përgatitur dhe analizuar raportet financiare për entitetet individuale dhe të kombinuara. Syllabusi i P2 i shkon temës edhe më në thellësi dhe e kontekstualizon rolin e kontabilistit si një kujdestar dhe këshilltar/analist profesional fillimisht duke hulumtuar detyrat dhe përgjegjësitë e gjera profesionale të kontabilistit ndaj palëve të interesuara të një organizate.

Syllabusi hulumton kornizës raportuese financiare në kuadër të cilës vepron kontabilisti dhe hulumton kërkesat ndaj entiteteve për raportim të detajuar financiar që çon në përgatitjen e raporteve grupore financiare në pajtim me praktikën gjerësisht të pranuar të kontabilitetit dhe standardet përkatëse. Syllabusi më pas merret me natyrën e raportimit për entitetet e specializuara duke përfshirë ndërmarrjet jofitimprurëse dhe ato të vogla dhe të mesme.

Pjesët e fundit të syllabusit hulumtojnë – më në thellësi – rolin e kontabilistit si analist financiar dhe këshilltar përmes vlerësimit të performancës financiare dhe pozitës së entiteteve, si dhe rolin e kontabilistit në vlerësimin dhe këshillimin mbi implikimet e rregulloreve të kontabilitetit mbi raportimin e korporatave. Në fund, syllabusi, mbulon vlerësimin e zhvillimeve aktuale dhe implikimet e tyre për raportimin financiar.

Syllabusi i Auditimit të Avancuar dhe Sigurisë së në thelb ndahet në shtatë fusha. Syllabusi fillon me mjedisin ligjor dhe rregullator duke përfshirë pastrimin e parave dhe konsideratat profesionale dhe etike, duke përfshirë Kodin Etik dhe përgjegjësinë profesionale. Kjo më pas çon në procedurat e menaxhimit praktik, duke përfshirë kontrollin dhe pranimin dhe mbajtjen e angazhimeve profesionale Syllabusi, më pas, mbulon auditimin e pasqyrave financiare, duke përfshirë planifikimin, dëshmitë dhe rishikimin.

Më pas mbulon detyra tjera duke përfshirë informacionin financiar, dhe detyrat tjera të sigurisë, si dhe raportimin e këtyre detyrave. Pjesa përfundimtare mbulon çështjet aktuale dhe zhvillimet që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve që kanë të bëjnë me auditimin dhe sigurinë.

Syllabusi i P3 Analiza e Biznesit, në rend të parë merret me dy çështje, E para është forcat e jashtme (sjellja e konsumatorëve, nismat e konkurrentëve, miratimi i ligjeve dhe rregulloreve të reja) të cilat formësojnë mjedisin e një organizate. E dyta është ambiciet dhe brengat e brendshme (dëshira për rritje, dizajni i proceseve, kompetencat e punonjësve, burimet financiare) të cilat ekzistojnë në kuadër të një organizate. Ky syllabus i shikon të dyja këto perspektiva, nga vlerësimi i pozitës strategjike dhe dëshirës për të identifikuar dhe formuluar strategji dhe veprime strategjike. Ai i identifikon mundësitë për ndryshime të dobishme të cilat përfshijnë njerëzit, financat dhe teknologjinë informative.

Ai hulumton se si këto mundësi mund të zbatohen përmes menaxhimit përkatës të programeve dhe projekteve. Syllabusi fillon me vlerësimin e pozitës strategjike në kohën e tashme dhe në të ardhmen duke përdorur teknikat përkatëse të parashikimit, dhe kryesisht merret me ndikimin mjedisit të jashtëm mbi biznesin, aftësitë e tij të brendshme dhe pritjet si dhe në atë se si pozicionohet vetë organizata nën këto kufizime Ai hulumton se si faktorët e tillë si kultura, udhëheqësit dhe pritjet e palëve të treta e formësojnë qëllimin organizatës. Zgjedhja strategjike merret me vendimet të cilat duhet të merren për të ardhmen e një organizate dhe mënyrën se si mund t’iu përgjigjet ajo ndikimeve dhe presioneve të identifikuara në vlerësimin e pozitës së tanishme strategjike dhe asaj në të ardhmen.

Veprimet strategjike kanë të bëjnë me zbatimin e zgjedhjeve strategjike dhe transformimin e të njëjtave në veprime të organizatës Veprimet e tilla zhvillohen në proceset e përditshme dhe në marrëdhëniet organizative dhe këto procese dhe marrëdhënie duhet të menaxhohen në pajtim me strategjinë e synuar, duke përfshirë koordinimin efektiv të teknologjisë informative, njerëzve, financave dhe burimeve tjera financiare të biznesit. Kompanitë që ndërmarrin procese të ri-hartimit të afarizmit të suksesshëm pretendojnë përmirësime të rëndësishme organizative.

Kjo thjesht pasqyron faktin se shumë procese ekzistuese janë më pak efikase se sa që mund të jenë dhe se teknologjia e re e mundëson hartimin e proceseve më efikase. Planifikimi strategjik dhe zbatimi i strategjive duhet t’i nënshtrohet pikë referimeve financiare. Analiza financiare e pranon këtë në mënyrë të qartë, duke ua rikujtuar kandidatëve rëndësinë e përqendrimit në teknikat kyçe të kontabilitetit menaxherial të cilat ndihmojnë në përcaktimin e veprimeve strategjike dhe përpjesëtimin financiar dhe masat që mund të përdoren për të vlerësuar qëndrueshmërinë e një strategjie dhe për të monitoruar dhe matur suksesin e saj. Në tërësi, syllabusi e pranon se planifikimi dhe zbatimi i suksesshëm strategjik kërkon rekrutim efektiv, udhëheqje, organizim dhe trajnim si dhe zhvillim të njerëzve.

Author Images
Arta Limani
Ligjëruese
Author Images
Avni Berisha
Ligjërues
Author Images
Arian Meta
Ligjërues
5.0
(25 Review)
5
1
4
0
3
0
2
0
1
0
Reviews
Comment Images
Elen Saspita
“ Outstanding Course ”

As Thomas pointed out, Chegg’s survey appears more like a scorecard that details obstacles and challenges that the current university undergraduate student population is going through in their universities and countries.

  • Orar fleksibil i ligjeratave
    (e martë dhe e enjte nga ora
    17:00 - 19:30)
  • Literature nderkombetare nga KAPLAN Publishing (Angli)
  • Edukim i Vazhdueshëm Profesional (EVP)
  • Transferimi i trajnimit nga Shoqatat e Licencuara nga KKRF dhe jasht Kosovës
  • Lista e Kontabilistave të Certifikuar në Institutin AAB
Na ndiq:

Kualifikimet