Kontrolli dhe menaxhimi i punëve të Institutit do të bëhet nga Bordi i cili mundet të ushtrojë të gjitha kompetencat e Institutit me përjashtim të atyre që më këtë statut, aktin e themelimit dhe ligjet e aplikueshme kërkohet që të ushtrohen nga Kuvendi i Anëtarëve.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Bordit përfshijnë por nuk kufizohen në:

  • Të sigurojë që Instituti vepron në interes të publikut dhe realizon qëllimet e deklaruara.
  • Të zgjedh Kryetarin dhe Nënkryetarin e Bordit, Drejtorin ekzekutiv dhe anëtarët e komiteteve.
  • Të aprovoj dhe të kujdeset për implementimin e buxhetit vjetor.
  • Propozimin e rregulloreve, marrjen e vendimeve, krijimin e komisioneve, nxjerrjen e udhëzimeve si dhe ndërmarrjen e hapave tjerë me qëllim të realizimit të qëllimeve dhe aktiviteteve të Institutit.
  • Përgatit dhe i propozon Kuvendit të anëtarëve për miratim programet profesionale nga fusha e kontabilitetit dhe auditimit.
  • Të organizojë dhe monitorojë procesin e përgatitjes dhe formimit profesional të kandidatëve.
  • Nxjerr udhëzues për zbatimin e rregulloreve dhe akteve tjera nënligjore.
  • Kujdeset për zbatimin e programit për edukim të vazhdueshëm të anëtarëve të tij.
  • Propozimin për ndryshimin e Statutit dhe të rregulloreve të brendshme.
  • Bordi do të punojë në bazë të Rregullores së punë të përgatitur dhe miratuar nga vet ai.

Anëtarët e Bordit:


Avni Berisha

Kryetar i Bordit





Albina Bajrami Zeqiri

Nënkryetare



Bahri Selimi

Anëtar



Blerim Azemi

Anëtar



Enver Boqolli

Anëtar



Sami Tahiraga

Anëtar



Sylejman Maçastena

Anëtar