Takimi me mbledhjen e Përgjithshme të Asamblesë së Federatës Mesdhetare të Kontabilistëve (FCM)




Në mbledhjen e Përgjithshme të Asamblesë së Federatës Mesdhetare të Kontabilistëve (FCM) të mbajtur më 1 mars 2024, mori pjesë edhe Instituti AAB për herë parë si anëtar i ri i kësaj organizate, e cila paraqet një hap të rëndësishëm për të thelluar bashkëpunimin dhe ndërlidhjet në fushën e kontabilitetit.

Pjesëmarrja e drejtorit ekzekutiv Z.Ylber Prekazi dhe përfaqësuesve të Institutit AAB në këtë takim shënon një angazhim të fortë nga ana e Institutit AAB në bashkëpunimin me FCM dhe në promovimin e standardeve të larta profesionale në Kosovë dhe në rajon.

Pjesëmarrësit u përshëndetën me fjalë mirëseardhje nga presidenti i ri i FCM-së, Mr. Nelson Ferriera, i cili udhëhoqi takimin në formë online sipas agjendes së paraparë për këtë takim.

Gjatë takimit dhe sipas agjendes u bë prezantimi i anëtarëve të rinj të FCM, ku në mesin e anëtarëve të rinjë ishte edhe Instituti AAB, ku përfaqësusi ynë gjatë fjalës së tij prezentues i falenderoj të gjithë anëtarët për mbështetjen gjatë procesit të anëtarsimit.

Anëtarët u njoftuan për kalimin e selisë së FCM nga Roma në Paris dhe u dakorduan për takimin e radhës i cili do të mbahet në muajin Maj 2024.

Ky takim tregon për një përkushtim të përbashkët për të përforcuar bashkëpunimin dhe për të ndërtuar një komunitet më të fortë dhe më të integruar të profesionistëve të kontabilitetit.

Share:

Sesioni i radhës i EVP-së për anëtarët e Institutit AAB




Në kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP), është duke u zhvilluar sesioni i EVP-së me temë:

SNK 12 – Tatimet mbi të ardhurat

Ligjerues: Gëzim Mustafa

Ky sesion është një mundësi për të trajtuar çështjet tatimore për të ardhurat në mënyrë profesionale. Ky sesion pritet të jetë i dobishëm për profesionistët e fushës së kontabilitetit dhe auditimit por edhe çdo person që ka interes në të kuptuar dhe menaxhuar tatimet mbi të ardhurat e tyre.

Ju faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen në këtë sesion të rëndësishëm të EVP-së!

Share:

Ftesë për pjesëmarrje në Edukim të Vazhdueshëm Profesional (EVP)




Ftesë për pjesëmarrje në Edukim të Vazhdueshëm Profesional (EVP)Të ndëruar Anëtarë dhe pjesëmarrës tjerë të interesuar,

Ju njoftojmë se Instituti AAB organizon sesionin e radhës të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) në lidhje me:

SNK 12 – Tatimet mbi të ardhurat

📅 Data 02/03/2024

🕒 Koha: 13.00 -17.00

📍 Vendi: Instituti AAB

Tema kryesore: SNK 12 – Tatimet mbi të ardhurat

Ligjerues: Gëzim Mustafa

Kjo temë për Tatimet mbi të Ardhurat (SNK 12) na ndihmon të kuptojmë rregullat dhe procedurat e tatimeve mbi të ardhurat në kontekstin aktual ligjor. Përmes këtij sesioni, pjesëmarrësit do të përfitojnë njohuri të reja dhe të thella në lidhje me zbatimin e legjislacionit tatimor, si dhe praktikat më të mira për të përballuar sfidat dhe përditshmëritë e tregut.

Ju mirëpresim!

Share:

Sesioni i radhës i EVP-së për anëtarët e Institutit AAB




Sot, me datë 24/02/2024 është mbajtur sesioni i radhës i Edukimit të Vazhdueshëm Profesional për anëtarët e Institutit AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar me temë:

-Standardi Nderkombëtar i Kontabilitetit SNK 16-Prona, Impiantet dhe Pajisjet(PIP)

Ligjërues: Z.Muhamet Aliu

Në këtë sesion të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional u diskutua për implementimin e Standardit Ndërkombëtar të Kontabilitetit 16 për pronën, impiantet dhe pajisjet në kontekstin e praktikës së kontabilitetit dhe auditimit, duke ofruar pjesëmarrësve njohuri të rëndësishme për menaxhimin e këtyre elementeve në raportet financiare të kompanive.

Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen në këtë sesion të rëndësishëm të EVP-së.

Share:

Ftesë për pjesëmarrje në Edukim të Vazhdueshëm Profesional (EVP)




Të ndëruar Anëtarë dhe pjesëmarrës tjerë të interesuar,

Ju njoftojmë se Instituti AAB organizon sesionin e radhës të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) në lidhje me:

Standardi Nderkombëtar i Kontabilitetit 16-Prona, impiantet dhe pajisjet.

📅 Data 24.02.2024

🕒 Koha: 13.00 -17.00

📍 Vendi: Instituti AAB

Tema kryesore: SNK 16 – PIP

Ligjerues: Muhamet Aliu

Kjo temë na ndihmon të kuptojmë si duhet të identifikojmë, të vlerësojmë dhe të trajtojmë pronën, impiantet dhe pajisjet në financat e një organizate. Përveç kësaj, ky standard na ofron udhëzime konkrete për të përcaktuar vlerën e tyre, për t’i trajtuar gjatë periudhës së tyre të përdorimit, dhe për të raportuar ndryshimet në këto asete në raportet financiare.

Ju mirëpresim!

Share:

Sesioni i radhës i EVP-së për anëtarët e Institutit AAB




Sot me datë 10/02/2024 është mbajtur sesioni i radhës i Edukimit të Vazhdueshëm Profesional për anëtarët e Institutit AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar me temë:

-Përgatitja e pasqyrave financiare nga kontabilistët sipas SNRF-ve dhe kërkesave të KKRF-së – me shembuj praktik

Ligjërues: Z.Sylejman Maçastena

Në këtë sesion të EVP-së u diskutua për përgatitjen e pasqyrave financiare nga kontabilistët, ata u njohën me praktika të zbatimit të standardeve SNRF dhe kërkesave të KKRF-së. Ky sesion ofroi një kuptim më të thellë për procesin dhe sfidat potenciale që mund të hasin në punën e tyre të përditshme.

Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen në këtë sesion të rëndësishëm.

Share:

Ftesë për Pjesëmarrje në Edukim të Vazhdueshëm Profesional (EVP)




Të ndëruar anëtarë dhe pjesëmarrës tjerë të interesuar,

Ju njoftojmë se Instituti AAB po organizon një sesion të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) në lidhje me: Përgatitja e pasqyrave financiare nga kontabilistët sipas SNRF-ve dhe kërkesave të KKRF-së – me shembuj praktik’

📅 Data 10.02.2024

🕒 Koha: 13.00 -17.00

📍 Vendi: Instituti AAB

Tema kryesore: Përgatitja e pasqyrave financiare nga kontabilistët sipas SNRF-ve dhe kërkesave të KKRF-së – me shembuj praktik

Ligjerues: Sylejman Maçastena

Pjesëmarrja në sesionin e Edukimit të Vazhdueshëm Profesional do të rritë aftësitë tuaja në përgatitjen e pasqyrave financiare, duke ofruar njohuri të thelluara dhe shembuj praktikë, çka do të përmirësojë pozicionin tuaj në fushën e kontabilitetit dhe mundësinë për avancim në karrierë.

Ju mirëpresim!

Share:

Sesioni i parë 2024 i Edukimit të Vazhdueshëm Profesional




Me datë 30/01/2024 u mbajt sesioni i parë për vitin 2024 në kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional me temë:
“Ndryshimet e fundit tatimore, në veçanti Ligji Nr.08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore”

Ligjerues: Sami Salihu, Zv.Drejtor në ATK

Në këtë sesion të EVP-së u trajtuan ndryshimet e fundit tatimore, në veçanti në Ligjin Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore. Gjatë ligjeratës janë ofruar edhe përgjigjet për pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, të cilët ishin jashtëzakonisht të interesuar.

Share:

Ftesë për Pjesëmarrje në Edukim të Vazhdueshëm Profesional




Të ndëruar anëtarë dhe pjesëmarrës tjerë të interesuar

Ju njoftojmë se Instituti AAB po organizon një sesion të veçantë të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) në lidhje me “Ndryshimet e Fundit Tatimore”, me theks të veçantë në Ligjin Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, i cili hyn në fuqi në fund të këtij muaji.

Ky sesion do të ju ndihmoj për të kuptuar thellësisht ndryshimet ligjore të fundit dhe për të përditësuar njohuritë tuaja në proceduren e administrimit tatimor në Republikën e Kosovës.

📅 Data 30.01.2024

🕒 Koha: 13.00 -17.00

📍 Vendi: Instituti AAB

Tema kryesore: “Ndryshimet e fundit tatimore, në veçanti Ligji Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore”

Ligjerues: Sami Salihu, Zv.Drejtor në ATK

Kjo është një mundësi e mirë drejt përmirësimit të njohurive tuaja dhe përsosmërisë profesionale.

Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të ndani këtë njoftim me kolegët tuaj.\

Presim se kjo ngjarje do të jetë e pasur në diskutimet dhe përvetësimin e njohurive rreth këtij ligji dhe raportimieve në përputhshmëri me te.

Share:

Afati i provimeve Janar 2024




Të nderuar Anëtarë,

Ju njoftojmë se nga sot është hapur afati i provimeve të Janarit.

Paraqitja e provimeve: 16/01/2024 – 02/02/2024

Ky afat vlen për të gjithë anëtarët, ndërsa paraqitjen mund ta bëni përmes platformës E-Studenti.

Suksese dhe shëndet!

Share: