• +377-45-100-717

Instituti AAB për Kontabilistë dhe Auditor të Certifikuar është themeluar me 15.01.2016 si organizatë jo qeveritare (OJQ) në pajtim me kërkesat e Ligjit Nr. 04/L-57 Për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës dhe në pajtim me kërkesat e Udhëzimit Administrativ Nr.01/2014 Kriteret për Njohjen e Shoqatave Profesionale të Kontabilitetit/Auditimit të publikuar nga Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar dhe me 09.02.2016 është regjistruar pranë Departamentit të Regjistrimit dhe Ndërlidhjes së OJQ-ve të Ministrisë së Administratës Publike.

Instituti AAB synon që të mbroj interesin publik duke siguruar që anëtarët e saj respektojnë standardet më të larta të sjelljes profesionale dhe etike, që studentët e Institutit të fitojnë njohuritë, aftësitë dhe vlerat që ata të bëhen anëtarë të profesionit të kontabilitetit dhe auditimit, si dhe t’i ruajnë dhe t’i zhvillojnë ato njohuri, aftësi dhe vlera gjatë gjithë karrierës së tyre profesionale, që Instituti të ketë marrëdhënie të mira me studentët, anëtarët, rregullatorët, qeverinë, organizatat partnere, dhe publikun e gjerë.