FAQ
Pyetjet më të shpeshta
Kush jemi ne?
Me datë 14.11.2016 sipas vendimit Nr.70/2016, KKRF-Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar ka lincensuar "Institutin AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar" si Shoqatë Profesionale për Kontabilitet/Auditim.
Cilat trajnime ofron Instituti AAB?
Instituti AAB ofron trajnime për certifikim:
- Teknik Kontabiliteti
- Kontabilist i Certifikuar
- Auditor i Certifikuar
Çfarë përfitoni nga këto trajnime?
Ju përmes këtyre trajnimeve do të zhvilloni profesionin e kontabilistit të certifikuar apo auditorit duke zotëruar aftësi dhe ekspertizë të nevojshme për t'u ballafaquar me sfidat dhe problemet e financave qoftë në sektorin privat apo atë publik.
- Qasje më të lehtë dhe më të shpejtë për punësim në sektorin financiar
- Fleksibilitet në zgjedhjen e punës e punës tuaj të ardhshme
- Avancim në zhvillimin e karrierës tuaj në fushën e financave
- Ekspertizë të nevojshme për t`u përballur me sfidat dhe problemet financiare
- Mundësi për kualifikime profesionale të mëtejshme në kontabilitet dhe auditim
Kushtet e regjistrimit?
- Plotësimi i aplikacionit për regjistrim (plotësohet në zyrën e regjistrimit)
- Të ketë mbaruar me sukses fakultetin ose shkollën e mesme
- Të ketë kryer pagesën për aplikim
Dokumentacioni i nevojshëm?
- Aplikacioni
- Kopja e diplomës së fakultetit ose e shkollës së mesme
- Kopja e letërnjoftimit
- Fletëpagesa prej 20€
Si të aplikoj?
Plotëso aplikacionin online në web https://institutiaab.org ose eja plotësoje personalisht në zyret e Institutit (Ndërtesa e Universitetit AAB, Zona Industriale Prishtinë-Fushë Kosovë), çdo dite nga e hëna deri ditën e shtunë prej orës 08:30 - 16:30