Ylber Prekazi — Drejtor në Institutin AAB

Të nderuar anëtar, 
profesionist dhe të intersuar tjerë të fushës së kontabiliteti dhe auditimit,

Në fund të vitit 2016 INSTITUTI AAB është licencuar si shoqatë profesionale për kontabilitet dhe auditim, dhe viti 2017, ishte viti i parë kur kemi filluar trajnimet për certifikim të kontabilistëve dhe auditorëve, duke kontribuar në zhvillimin e profesionit të kontabilistit dhe auditorit.  

Instituti AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar është duke u zhvilluar, duke pasur parasysh gjithnjë cilësinë në trajnimet që ofron dhe duke pasur synim rritjen e numrit të profesionistëve në fushën e kontabilitetit dhe auditimit.

Instituti AAB ofron trajnime për certifikim, për:
Teknik Kontabiliteti
Kontabilist i Certifikuar
Auditor i Certifikuar

Përmes këtyre trajnimeve do ta zhvilloni profesionin e kontabilistit dhe auditorit të certifikuar, duke zotëruar aftësi dhe ekspertizë të nevojshme për t’u ballafaquar me sfidat dhe problemet e financave si në sektorin privat, po ashtu edhe në atë publik.

Nevoja për një kontabilist profesional e të certifikuar nga një shoqatë tashmë është kërkesë edhe ligjore që duhet ta zbatojnë ndërmarrjet në Kosovë.

Të ecim së bashku në rrugën e zhvillimit të profesionit të kontabilistit.

Jeni të mirë se ardhur!

Sinqerisht,

Ylber Prekazi
Drejtor Ekzekutiv