🌍Gëzuar Dita e TOKËS! 🌍




Duke shenuar sot ditën e tokës ne nderojmë planetin tonë, dhe me veprimtarinë e tyre kontabilistët mund të kontribojnë shumë në formësimin e një të ardhmeje të qëndrueshme.Përgjegjësia për një të ardhme ku mbizotron një mjedis i qëndrueshëm bie mbi secilin prej nesh. Prandaj, në ditët e sotshme dhe në të ardhmen, faktorët e shumtë që lidhen me mjedisin, aspektet sociale dhe qeverisjen (ESG) do të përdoren për të vlerësuar qëndrueshmërinë e një investimi apo kompanie, si dhe po bëhen standardi kryesor kur bëhet fjalë për krijimin e një modeli biznesi më tërheqës dhe më të qëndrueshëm.

Si shoqatë profesionale e kontabilitetit dhe auditimit Instituti AAB, së bashku me anëtarët e vet dhe partnerët relevant do të bashkëpunojmë edhe me subjektet dhe institucionet vendore e ndërkombëtare për të përqafuar veprimet klimatike dhe për të promovuar qëndrueshmërinë dhe përgjegjësinë mjedisore në të gjitha aspektet e punës sonë.

Të gjithë ne duhet të mendojmë se si e menaxhojmë përgjegjësinë sociale në bizneset dhe organizatat tona!

#HappyEarthDay#gëzuarditaetokës

Share: