Banner Images

Zhvilloni të menduarit dhe parimet e sigurisë financiare personale

Çdo ndërmarrje duhet ta ketë një kontabilist të certifikuar andaj dhe mundësia për të gjetur një punë dhe për t’u paguar më shumë se sa në disa profesione tjera është shumë më e madhe. Nëse dëshironi ta jeni një kontabilist profesionist duhet të ndjekni trajnimet për nivelin e dytë Kontabilist i Certifikuar, dhe ju do të do ndërtoni një karrierë të sukseshme në fushën e financave.

Syllabusi për F5 Menaxhmenti i performancës, bazohet në njohuritë e fituara nga Provimi F2, Kontabilitet Menaxherial, dhe synon që të analizojë të kuptuarit e kandidatëve se si të menaxhojnë performancën e një biznesi. Ai gjithashtu i përgatit kandidatët për aftësi më të specializuara të cilat mbulohen në P5 Menaxhmenti i Avancuar i Performancës. Syllabusi fillon duke prezantuar tema më të specializuara të kontabilitetit menaxherial. Një nivel i njohurive supozohet nga Provimi F2 – kryesisht trajtimet e kostove të përgjithshme Qëllimi këtu është që të sigurohet që kandidatët të kenë një sfond më të gjerë në teknikat e kontabilitetit menaxherial.

Syllabusi më pas shqyrton vendimmarrjen. Kandidatët duhet të vlerësojnë problemet që rrethojnë burimet e pakta, çmimet dhe Vendimet prodho-ose-blej, dhe se si ato ndërlidhen me vlerësimin e performancës. Rreziku dhe pasiguria janë një faktor i vendimeve të jetës reale dhe kandidatët duhet ta kuptojnë rrezikun dhe të jenë në gjendje që të aplikojnë disa metoda bazike për të ndihmuar në zgjidhjen e rrezikut të vetvetishëm në vendimmarrje. Buxhetimi është një aspekt i rëndësishëm i jetës së shumë kontabilistëve. Syllabusi analizon teknikat e ndryshme të buxhetimit dhe problemet e tyre të vetvetishme. Aspektet e sjelljes së buxhetimit janë të rëndësishme për kontabilistët që të kuptojnë, dhe syllabusi përfshin marrjen parasysh të mënyrës se si individët reagojnë ndaj buxhetit.

Përgatitja e buxheteve fikse, fleksibile dhe shtues supozohet të jetë mësuar nga F2. Më pas përforcohen kosto standarde dhe variancat. Të gjitha variancat e hulumtuara në Provimin F2 supozohen të jenë të ditura në F5. Variancat e kombinimit dhe rendimentit, dhe variancat planifikuese dhe operacionale hulumtohen këtu dhe ndërlidhen me menaxhmentin dhe performancën. Është me rëndësi për kontabilistët që të jenë në gjendje që të interpretojnë numrat të cilët i llogarisin dhe të pyesin se çfarë kuptimi kanë ata në kontekstin e performancës.

Syllabusi përmbyllet me sistemet e menaxhmentit dhe performancës, matjen dhe kontrollin. Kjo është një fushë e madhe e syllabusit. Kontabilistët duhet ta kuptojnë se si duhet të menaxhohet dhe kontrollohet një biznes dhe se si mund të përdoren sistemet e informimit për të lehtësuar këtë. Ata duhet të çmojnë rëndësinë e masave financiare dhe jo financiare të performancës në menaxhment. Kontabilistët, gjithashtu, duhet të çmojnë vështirësitë në vlerësimin e performancës në biznese të ndara në divizione dhe problemet e shkaktuara nga dështimi në shqyrtimin e ndikimeve të jashtme në performancë. Kjo pjesë lidhet drejtpërdrejt me Provimin P5 Menaxhmenti i Avansuar i Performancës. Të gjitha fushat e temave të mbuluara në këtë syllabus mund të analizohen qoftë në kontekstin e sektorit publik ose privat.

Syllabusi i raportimit financiar bazohet në njohuritë e fituara në Provimin F3, Kontabiliteti Financiar, si dhe i zhvillon dhe aplikon ato edhe më thellësisht. Syllabusi fillon me kornizën konceptuale për raportimin financiar në referencë me karakteristikat cilësore të informacionit të dobishëm dhe bazat thelbësore të kontabilitetit të cilat janë prezantuar në syllabusin e Lëndës F3 në kuadër të modulit të Njohurive.

Më pas ai kalon në një hulumtim të detajuar të kornizës rregulluese të kontabilitetit dhe se si kjo e informon procesin e vendosjes së standardeve. Fushat kryesore të syllabusit mbulojnë raportimin e informacionit financiar për kompani individuale dhe për grupe në pajtim me parimet e përgjithshme të pranuara të kontabilitetit dhe standardet relevante të kontabilitetit.

Në fund, syllabusi mbulon analizimin dhe interpretimin e informacionit nga raportet financiare.

Syllabusi i Auditimit dhe Sigurisë në thelb ndahet në pesë fusha. Syllabusi fillon me natyrën, qëllimin dhe fushëveprimin e angazhimeve të sigurisë të brendshme dhe të jashtme, duke përfshirë auditimin ligjor, mjedisin e tij rregullues, dhe prezanton etikën qeverisëse dhe profesionale në lidhje me auditimin dhe sigurinë.

Ai më pas kalon në auditimin e planifikimit dhe vlerësimit të rrezikut. Syllabusi më pas mbulon një sërë fushash që kanë të bëjnë me auditimin e pasqyrave financiare duke përfshirë fushëveprimin e kontrollit të brendshëm. Këto përfshijnë, vlerësimin e kontrolleve të brendshme, dëshmitë e auditimit, dhe një rishikim të pasqyrave financiare. Krahas procedurave të rishikimit final, pjesa finale përqendrohet mbi raportimin, duke përfshirë formën dhe përmbajtjen e raportimit të auditimit ligjor.

Syllabusi i Provimit F8, Menaxhmenti Financiar, është dizajnuar që të pajisë kandidatët me aftësitë që mund të priten nga një menaxher financash të përgjegjshme për funksionimin e financave të një biznesi. Ai përgatit kandidatët për studimin më të përparuar dhe më të specializuar në Provimin P4, Menaxhimi Financiar i Avancuar. Prandaj, punimi fillon duke prezantuar rolin dhe qëllimin e funksionit të menaxhimit financiar në kuadër të një biznesi. Përpara se të shikojë tri vendimet kyçe të menaxhmentit financiar për investim, financim dhe politikat e dividendëve, syllabusi hulumton mjedisin ekonomik në të cilin merren vendimet e tilla.

Pjesa tjetër e syllabusit është prezantim i vendimeve për investim. Kjo bëhet në dy faza – investim në (dhe menaxhim të) kapitalin punues dhe çmuarjen e investimeve afatgjata. Fusha e radhës që prezantohet janë vendimet financiare. Kjo pjesë e syllabusit fillon duke hulumtuar burimet e ndryshme të financave të biznesit, duke përfshirë politikat e dividendit dhe se sa shumë financa mund të përfitohen në kuadër të biznesit. Ai gjithashtu shikon edhe koston e kapitalit dhe faktorë tjerë që ndikojnë zgjedhjen e llojit të kapitalit që një biznes do të përfitojë. Parimet që mbështesin vlerësimin e aseteve të biznesit dhe financiare, duke përfshirë ndikimin e kostos së kapitalit në vlerën e biznesit, janë fusha e radhës. Syllabusi përfundon me prezantimin, dhe hulumtimin, e rrezikut dhe teknikave kryesore që përdoren në menaxhimin e rrezikut të tillë.

Author Images
Genc Gigollaj
Ligjërues
Author Images
Amir Dermala
Ligjërues
Author Images
Visar Bytyqi
Ligjërues
5.0
(25 Review)
5
1
4
0
3
0
2
0
1
0
Reviews
Comment Images
Elen Saspita
“ Outstanding Course ”

As Thomas pointed out, Chegg’s survey appears more like a scorecard that details obstacles and challenges that the current university undergraduate student population is going through in their universities and countries.

Na ndiq:

Kualifikimet