Përvoja praktike e kontrolluar dhe e mbikqyrur nga një profesionist, kërkohet sipas Standardit Ndërkombëtar të Edukimit 5 (IES 5) e Federatës Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IFAC).
Kompetenca profesionale mund të përshkruhet dhe kategorizohet në mënyra të ndryshme. Brenda SNE 5 (IES 5), kompetenca profesionale është aftësia për të kryer një rol sipas një standardi të përcaktuar.
Kompetenca profesionale shkon përtej njohurive të parimeve, standardeve, koncepteve, fakteve dhe procedurave; është integrimi dhe zbatimi i (a) kompetencës teknike, (b) aftësive profesionale dhe (c) vlerave, etikës dhe qëndrimeve profesionale.
Përvoja praktike ofron një mjedis profesional në të cilin kontabilistët profesionistë aspirantë zhvillojnë kompetencën nëpërmjet:
a) Ndërgjegjësimit për mjedisin në të cilin ofrohen shërbimet;
b) Rritja e të kuptuarit të tyre për organizatat, mënyrën se si funksionon biznesi dhe marrëdhëniet profesionale të punës;
c) Aftësia për të lidhur punën e kontabilitetit me funksionet dhe aktivitetet e tjera të biznesit;
d) Zhvillimi i vlerave, etikës dhe qëndrimeve të duhura profesionale në situata praktike të jetës reale dhe
e) Të ketë një mundësi për t’u zhvilluar në nivele progresive të përgjegjësisë, ndërsa nën nivelet e duhura të mbikëqyrjes.
Përvoja praktike mund të fitohet para gjatë apo pas përfundimit nivelit professional.
Për më shumë gjeni dokumentin: KËRKESAT E PËRVOJËS PRAKTIKE