Misioni

Misioni i Institutit AAB është që Instituti AAB të njihet në Kosovë si ofrues i trajnimeve profesionale të cilësisë së lartë i cili aplikon dhe promovon standardet më të larta të kontabilitetit, auditimit, etikës dhe qeverisjes së mire, i cili përkrah studentët dhe anëtarët e vet me qëllimin përfundimtar të avancimit të interesit publik.

Vizioni

Vizioni i Institutit AAB është që të bëhet lider në Kosovë për ofrimin e shërbimeve cilësore për kualifikimet profesionale Teknik i Certifikuar i Kontabilitetit, Kontabilist i Certifikuar dhe Auditor i Certifikuar, duke arritur anëtarësimin në FNK dhe organizatat rajonale të qëllimeve të ngjashme.