Kontrolli dhe menaxhimi i punëve të Institutit do të bëhet nga Bordi i cili mundet të ushtrojë të gjitha kompetencat e Institutit me përjashtim të atyre që më këtë statut, aktin e themelimit dhe ligjet e aplikueshme kërkohet që të ushtrohen nga Kuvendi i Anëtarëve.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Bordit përfshijnë por nuk kufizohen në:
- Të sigurojë që Instituti vepron në interes të publikut dhe realizon qëllimet e deklaruara.
- Të zgjedh Kryetarin dhe Nënkryetarin e Bordit, Drejtorin ekzekutiv dhe anëtarët e komiteteve.
- Të aprovoj dhe të kujdeset për implementimin e buxhetit vjetor.
- Propozimin e rregulloreve, marrjen e vendimeve, krijimin e komisioneve, nxjerrjen e udhëzimeve si dhe ndërmarrjen e hapave tjerë me qëllim të realizimit të qëllimeve dhe aktiviteteve të Institutit.
- Përgatit dhe i propozon Kuvendit të anëtarëve për miratim programet profesionale nga fusha e kontabilitetit dhe auditimit.
- Të organizojë dhe monitorojë procesin e përgatitjes dhe formimit profesional të kandidatëve.
- Nxjerr udhëzues për zbatimin e rregulloreve dhe akteve tjera nënligjore.
- Kujdeset për zbatimin e programit për edukim të vazhdueshëm të anëtarëve të tij.
- Propozimin për ndryshimin e Statutit dhe të rregulloreve të brendshme.
- Bordi do të punojë në bazë të Rregullores së punë të përgatitur dhe miratuar nga vet ai.