Banner Images

Zhvilloni të menduarit dhe parimet e sigurisë financiare personale

Trajnimet për nivelin e parë Teknik Kontabiliteti u mundëson kandidatëve të fillojnë rrugëtimin e tyre për tu bërë kontabilist profesionist në të ardhmen.

Nga ky nivel kandidati përfiton njohurit bazike nga profesioni i kontabilitetit dhe u ndihmon në aktivitetin e tyre kontabilistin dhe auditorin në të gjitha llojet e ndërmarrjeve.

Syllabusi i F1 Kontabilisti në Biznes i njofton studentët me biznesin, të cilët mund të mos kenë njohuri për të, i cili si entitet përbëhet nga njerëz dhe sisteme të cilat ndër-veprojnë me mjedisin dhe njëri- tjetrin.

Syllabusi fillon duke hulumtuar qëllimin dhe llojet e biznesit të cilat ekzistojnë, palët e interesuara kyçe dhe të drejtat dhe përgjegjësitë që bizneset i kanë në lidhje me to, për të vazhduar me ndikimet e jashtme të cilat ndikojnë biznesin në mjedisin e tij, duke përfshirë faktorët ekonomik, ligjor, social dhe teknologjik.

Më pas syllabusi hulumton strukturën dhe funksionet e biznesit, duke u përqendruar në qeverisjen e korporatave dhe kontabilitetin specifik që ka të bëjë me rolet në këtë biznes, posaçërisht në raportimin financiar, sigurimin, kontrollin dhe pajtueshmërinë.

Syllabusi pastaj paraqet çështjet kryesore të udhëheqjes, menaxhimit dhe njerëzve si sjellja efektive individuale dhe ekipore, motivimi dhe efikasiteti personal.

Syllabusi për F2 Kontabilitet Menaxherial, njofton kandidatët me elementet e kontabilitetit menaxherial të cilat përdoren për të marrë vendime dhe për t’i mbështetur ato. Syllabusi fillon duke prezantuar natyrën, burimin dhe qëllimin e kontabilitetit të kostos dhe teknikat e kostos që përdoren ne biznes dhe që janë thelbësore për çdo kontabilist menaxherial.

Syllabusi më pas shikon përgatitjen dhe shfrytëzimin e buxhetit dhe kostos standarde dhe analizën e variancës si mjete thelbësore për të planifikuar dhe kontrolluar koston e biznesit. Syllabusi përfundon me një hyrje të matjes dhe monitorimit të performancës së një organizate.

Syllabusi për F3 Kontabiliteti Financiar, i njofton kandidatët me bazat e kornizës rregulluese të punës që ka të bëjë me përgatitjen e llogarive dhe karakteristikat cilësore të informacionit të dobishëm. Më pas syllabusi mbulon hartimin e pasqyrave financiare dhe parimeve të përgatitjes së llogarive. Më tej syllabusi përqendrohet në mënyrë të detajuar në regjistrimin, procesimin dhe raportimin e transaksioneve dhe aktiviteteve të biznesit.

Syllabusi më pas mbulon përdorimin e bilancit provizor dhe mënyrës se si të identifikojnë dhe përmirësojnë gabimet, dhe më pas përgatitjes së pasqyrave financiare për entitetet e bashkuara dhe jo të bashkuara. Syllabusi më pas lëviz në dy drejtime, së paru duke iu kërkuar kandidatëve që të jenë në gjendje që të zhvillojnë interpretimin bazik të pasqyrave financiare; dhe së dyti kërkon përgatitjen e pasqyrave të thjeshta financiare të konsoliduara nga pasqyrat financiare individuale të entiteteve të inkorporuara grupore.

Syllabusi për F6 Ligjet komerciale dhe Tatimet në Kosovë, i njofton kandidatët me kërkesat tatimore dhe të bërit biznes në Kosovë si dhe iu jep njohuri për parimet dhe fushat kryesore teknike të tatimeve dhe ligjeve komerciale pasi ato ndikojnë tek aktivitetet e individëve dhe bizneseve. Kandidatëve iu prezantohet arsyeja pas – dhe funksionet e – sistemeve të tatimit dhe ligjeve tjera komerciale. Syllabusi më pas shqyrton implikimet e veçanta që do t’i nevojiteshin një kontabilisti për të pasur njohuri të detajuara nga kërkesat e ligjeve:

Ligji për tatim në të ardhurat e korporatave; Ligji për tatimin në të ardhurat personale; Ligji në tatim mbi vlerën e shtuar; Ligji për administratën tatimore dhe procedurat; Ligji për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim; Ligji për shoqëritë tregtare; Ligji për fondet pensionale; Ligjin për likuidimin dhe riorganizimin e personave juridik ne falimentim; Ligji i punës; si dhe Udhëzimet përkatëse për zbatimin e ligjeve të lartshënuara

Pasi t’i ketë mbuluar të gjitha fushat themelore të tatimeve dhe ligjeve komerciale në Kosove, kandidatët do të duhej të ishin në gjendje që të shpjegojnë bazat e kalkulimeve të tyre, të zbatojnë teknikat për planifikimin e tatimeve për individ dhe kompani dhe të identifikojnë çështjet e përputhjes me çështjet për çdo tatim kryesor përmes një sërë skenarësh dhe situatash të bizneseve dhe atyre personale.

Author Images
Avni Berisha
Ligjërues
Author Images
Nimon Zeneli
Ligjërues
Author Images
Ilir Islami
Ligjërues
Author Images
Ibrahim Çoçaj
Ligjërues
Author Images
Shpend Zeka
Ligjërues
5.0
(25 Review)
5
1
4
0
3
0
2
0
1
0
Reviews
Comment Images
Elen Saspita
“ Outstanding Course ”

As Thomas pointed out, Chegg’s survey appears more like a scorecard that details obstacles and challenges that the current university undergraduate student population is going through in their universities and countries.

  • Orar fleksibil i ligjeratave
    (e martë dhe e enjte nga ora
    17:00 - 19:30)
  • Literature nderkombetare nga KAPLAN Publishing (Angli)
  • Edukim i Vazhdueshëm Profesional (EVP)
  • Transferimi i trajnimit nga Shoqatat e Licencuara nga KKRF dhe jasht Kosovës
  • Lista e Kontabilistave të Certifikuar në Institutin AAB
Na ndiq:

Kualifikimet