Qëllimet kryesore për të cilat është themeluar Instituti janë:
- Për të shërbyer interesin publik duke çuar përpara zhvillimin profesional në fushën e kontabilitetit, menaxhimit financiar dhe auditimit në Kosovë.
- Për të promovuar standardet më të larta të kompetencës, praktikës dhe sjelljes profesionale të anëtarëve të Institutit në të gjitha angazhimet e tyre.
- Për të mbrojtur dhe ruajtur pavarësinë e tyre profesionale dhe për të ushtruar mbikëqyrje profesionale mbi ta.
- Për të ndërmarr hapa të tillë që do të avancojnë dhe do të mbrojnë karakterin e profesionit të kontabilitetit qoftë si auditor apo si ofrues i shërbimeve të kontabilitetit apo shërbimeve tjera financiare.