Gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Mesdhetare të Kontabilistëve (FCM) dhe në konferencën profesionale të organizuar nga FCM në bashkëpunim me shoqatën portugeze Ordem dos Contabilistas Certificados (OCC), Drejtori Ekzekutiv Ylber Prekazi dhe Kryetari i Bordit Avni Berisha vizituan edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Lisbon.

Ata u pritën nga ambasadorja e Republikës së Kosovës në Lisbon, Portugali, Znj. Edona Maloku Berdyna, me të cilën diskutuan çështje kyçe për profesionin e kontabilitetit dhe auditimit, si dhe për mbështetjen e profesionistëve kosovarë në diasporë.

Faleminderit Ambasadores për pritjen e ngrohtë!

#KosovoEmbassyLisbon

Share: