Sesioni i parë 2024 i Edukimit të Vazhdueshëm Profesional
Me datë 30/01/2024 u mbajt sesioni i parë për vitin 2024 në kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional me temë:
“Ndryshimet e fundit tatimore, në veçanti Ligji Nr.08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore”
Ligjerues: Sami Salihu, Zv.Drejtor në ATK
Në këtë sesion të EVP-së u trajtuan ndryshimet e fundit tatimore, në veçanti në Ligjin Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore. Gjatë ligjeratës janë ofruar edhe përgjigjet për pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, të cilët ishin jashtëzakonisht të interesuar.