Ftesë për pjesëmarrje në Edukim të Vazhdueshëm Profesional (EVP)
Të ndëruar Anëtarë dhe pjesëmarrës tjerë të interesuar,
Ju njoftojmë se Instituti AAB organizon sesionin e radhës të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) në lidhje me:
Standardi Nderkombëtar i Kontabilitetit 16-Prona, impiantet dhe pajisjet.
Data 24.02.2024
Koha: 13.00 -17.00
Vendi: Instituti AAB
Tema kryesore: SNK 16 – PIP
Ligjerues: Muhamet Aliu
Kjo temë na ndihmon të kuptojmë si duhet të identifikojmë, të vlerësojmë dhe të trajtojmë pronën, impiantet dhe pajisjet në financat e një organizate. Përveç kësaj, ky standard na ofron udhëzime konkrete për të përcaktuar vlerën e tyre, për t’i trajtuar gjatë periudhës së tyre të përdorimit, dhe për të raportuar ndryshimet në këto asete në raportet financiare.
Ju mirëpresim!