Sesioni i radhës i EVP-së për anëtarët e Institutit AAB
Sot, me datë 24/02/2024 është mbajtur sesioni i radhës i Edukimit të Vazhdueshëm Profesional për anëtarët e Institutit AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar me temë:
-Standardi Nderkombëtar i Kontabilitetit SNK 16-Prona, Impiantet dhe Pajisjet(PIP)
Ligjërues: Z.Muhamet Aliu
Në këtë sesion të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional u diskutua për implementimin e Standardit Ndërkombëtar të Kontabilitetit 16 për pronën, impiantet dhe pajisjet në kontekstin e praktikës së kontabilitetit dhe auditimit, duke ofruar pjesëmarrësve njohuri të rëndësishme për menaxhimin e këtyre elementeve në raportet financiare të kompanive.
Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen në këtë sesion të rëndësishëm të EVP-së.