Takimi me FCM (Federata Mesdhetare e Kontabilistëve)




Më datë 27 dhe 28 maj 2024, në Lisbonë, Portugali, u mbajtë Mbledhja e Përgjithshme e Asamblesë së FCM-së dhe Konferenca Vjetore e saj.

Në këtë ngjarje të rëndësishme Institutin AAB e përfaqësuan dhe ishin pjesëmarrës i të gjitha aktiviteteve Drejtori Ekzekutiv, Z. Ylber Prekazi, dhe Anëtari i Bordit, Z. Sylejman Macastena.

Në agjendën e Mbledhjes së Përgjithshme të FCM-së ishin përfshirë:

• Prezantimi dhe aprovimi i pasqyrave financiare për vitin 2023;

• Prezantimi dhe aprovimi i planit të aktiviteteve dhe buxhetit për vitin 2024;

• Diskutimi i çështjeve të tjera me rëndësi.

Konferenca Vjetore e këtij viti kishte në fokus “Kornizën Mesdhetare për ESG (Environmental, Social, and Governance)”.

Ndër pikat e agjendës së Konferencës ishin temat në vijim:

• Impakti i ESG në rajon;• Raporti i integruar;

• Auditimi më pak kompleks.

Pjesë e kësaj konference ishin edhe anëtarë nga bordi dhe trupave tjerë të FNK-së, presidentja e IESBA-së, presidenti i Federatës Evropiane të Kontabilistëve dhe Auditorëve për NVM dhe anëtarë të tjerë të shoqatave pjesë e FCM – së e FNK-së, etj.

Këto ngjarje ofruan një mundësi të shkëlqyer për përfaqësuesit e Institutit AAB, duke kontribuar në diskutimet strategjike mbi çështje të rëndësishme që ndikojnë në fushën e kontabilitetit dhe auditimit.

Share: