Më datat 29-31 maj 2025, në Ulqin, Mali i Zi, u mbajt Mbledhja e Përgjithshme e Asamblesë së FCM-së dhe Simpoziumi i 10-të Ndërkombëtar i Kontabilistëve dhe Auditorëve të Malit të Zi




Në këto ngjarje të rëndësishme Institutin AAB e përfaqëson Drejtori Ekzekutiv, Z. Ylber Prekazi, dhe Kryetrai i Bordit, Z. Avni Berisha.

Në agjendën e Mbledhjes së Përgjithshme të FCM-së ishin përfshirë:

• Propozimi dhe aprovimi i anëtarit të ri në FCM nga Malta (The Malta Institute of Accountants (MIA)

• Prezantimi dhe aprovimi i pasqyrave financiare për vitin 2024;

• Diskutimi i çështjeve të tjera me rëndësi.

Simpoziumi i 10-të Ndërkombëtar i Kontabilistëve dhe Auditorëve të Malit të Zi, organizuar nga Institute of Certified Accountants of Montenegro (ICAM) u hap me tryezen e rrumbullakët të FCM – Fédération des Experts Comptables Mediterranéens / Federation of Mediterranean Accountants – Mesdheu në Fokus, ku FCM organizoj një sesion të dedikuar të tryezës së rrumbullakët mbi “Kapitali Privat dhe Prioritetet Institucionale”.

Ky simpozium kishte në fokus tematikën kryesore “Zbatimi dhe promovimi i raportit ROSC për kontabilitetin dhe auditmin dhe avancimi i raportimit të qëndrueshmërisë në përputhje me standardet e BE-së, veçanarisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM)”.

Ndër pikat e agjendës së simpoziumit ishin temat në vijim:

• Zbatimi i Raportit ROSC për Kontabilitetin dhe Auditimin në Mal të Zi

• Raportimi mbi Qëndrueshmërinë dhe Reformat për NVM-të

• Reformat në Kornizën Rregullatore për Kontabilitetin dhe Auditimin

• Transformimi Dixhital dhe Inteligjenca Artificiale në Kontabilitet dhe Auditim

• Zhvillimi Profesional dhe Edukimi i Vazhdueshëm i Kontabilistëve dhe Auditorëve

Ky simpozium në përgjithësi shërbeu si platformë për shkëmbimin e përvojave ndërkombëtare dhe promovimin e përputhjes me standardet evropiane dhe ndërkombëtare në kontabilitet dhe auditim.

Pjesë e kësaj konference ishin edhe anëtarë nga bordi dhe trupave tjerë të FNK-së, presidentja e IESBA-së, përfaqësues nga Accountancy Europe, përfaqësues të ACCA-së, anëtarë të tjerë të shoqatave pjesë e FCM – së e FNK-së, përfaqësues të institucioneve akademike e publike te Malit të Zi e rajonit, etj.

Këto ngjarje ofruan një mundësi të shkëlqyer për përfaqësuesit e Institutit AAB, duke kontribuar në diskutimet strategjike mbi çështje të rëndësishme që ndikojnë në fushën e kontabilitetit dhe auditimit.

Share: