Pjesëmarrja e Institutit AAB në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Mesdhetare të Kontabilistëve
Më 25 nëntor 2025, përfaqësuesit e Institutit AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar, z. Ylber Prekazi, Drejtor Ekzekutiv, dhe z. Avni Berisha, Kryetar i Bordit, morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Mesdhetare të Kontabilistëve (FCM), e mbajtur në Lisbon të Portugalisë.
Gjatë punimeve të Asamblesë u prezantuan dhe u miratuan dokumentet kryesore për vitin 2026, përfshirë Planin e Aktiviteteve për vitin 2026 dhe Buxhetin e Propozuar për vitin 2026, të cilat përcaktojnë prioritetet, veprimtaritë profesionale dhe planifikimin financiar të Federatës për vitin e ardhshëm.
Instituti AAB përcjell urimet më të përzemërta për zgjedhjen e drejtimit të ri të FCM-së për mandatin 2026–2027:
• Z. Nazmi Pllana, përfaqësues i ShKÇAK, i zgjedhur Kryetar i FCM-së, një arritje me rëndësi të veçantë për komunitetin profesional në Kosovë dhe në rajon.
• Z. Berti Pashko, nga IEKA, i zgjedhur Nënkryetar i FCM-së.
Zgjedhja e këtij drejtimi të ri paraqet një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit mes vendeve të Mesdheut, rritjes së ndikimit të profesionit dhe avancimit të standardeve të kontabilitetit dhe auditimit.
Instituti AAB uron suksese dhe një mandat të suksesshëm në realizimin e objektivave të Federatës për vitet në vijim.