MBLEDHJA E PËRGJITHSHME VJETORE E KUVENDIT TË ANËTARËVE




Kuvendi i Anëtarëve, më datë 26.03.2026, mbajti Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore, e cila u zhvillua në ambientet e Institutit AAB.
Në këtë mbledhje u trajtuan çështje kyçe që lidhen me shqyrtimin e raportit vjetor dhe aktivitetet e realizuara gjatë vitit paraprak. Pjesëmarrësit diskutuan vlerësimin e performancës së organizatës për vitin 2025, si dhe analizuan raportin e auditorit për këtë periudhë.
Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e transparencës dhe menaxhimit të duhur financiar. Raporti i auditorit u vlerësua si një instrument i rëndësishëm për rritjen e besueshmërisë dhe forcimin e qëndrueshmërisë financiare të shoqatës.
Gjithashtu, u shqyrtua dhe u miratua unanimisht Plani Strategjik 2026–2030, i cili përcakton drejtimet kryesore të zhvillimit për periudhën në vijim.
Në përmbyllje, falënderojmë të gjithë anëtarët për kontributin, angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm në avancimin e Institutit AAB për Kontabilistë dhe Auditorë të Certifikuar.
Ne mbetemi të përkushtuar për të punuar me profesionalizëm dhe integritet, me synimin për të ngritur më tej standardet në fushën e kontabilitetit dhe auditimit.

Share: