Bordi
Kontrolli dhe menaxhimi i punëve të Institutit do të bëhet nga Bordi i cili mundet të ushtrojë të gjitha kompetencat e Institutit me përjashtim të atyre që më këtë statut, aktin e themelimit dhe ligjet e aplikueshme kërkohet që të ushtrohen nga Kuvendi i Anëtarëve.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Bordit përfshijnë por nuk kufizohen në:
- Të sigurojë që Instituti vepron në interes të publikut dhe realizon qëllimet
- Të përcaktoj drejtimin e përgjithshëm të Institutit përmes aprovimit të strategjisë.
- Të zgjedh Kryetarin, Nënkryetarin dhe menaxhmentin
- Propozimin e rregulloreve, marrjen e vendimeve, krijimin e komisioneve, nxjerrjen e udhëzimeve si dhe ndërmarrjen e hapave tjerë me qëllim të realizimit të qëllimeve dhe aktiviteteve.
- Përgatit dhe i propozon Kuvendit të anëtarëve për miratim programet profesionale nga fusha e kontabilitetit.
- Të organizojë dhe monitorojë procesin e përgatitjes dhe formimit profesional të kandidatëve.
- Nxjerr udhëzues për zbatimin e rregulloreve dhe akteve tjera nënligjore.
- Kujdeset për zbatimin e programit për edukim të vazhdueshëm të anëtarëve.
- Të propozojë Drejtorin e Institutit AAB.