EVP-SNRF 10 Pasqyrat Financiare të Konsoliduara, & SNK 28 Investimet në pjesëmarrje dhe sipërmarrjet e përbashkëta




Në kuadër të Programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, Instituti AAB organizoi me sukses sesionin profesional me temë:

“SNRF 10 Pasqyrat Financiare të Konsoliduara, & SNK 28 Investimet në pjesëmarrje dhe sipërmarrjet e përbashkëta”

Ligjëruese: Albina Bajrami Zeqiri

Gjatë këtij sesioni u trajtuan në mënyrë të detajuar çështjet kryesore që lidhen me SNRF 10 dhe SNK 28, duke përfshirë përgatitjen e pasqyrave financiare të konsoliduara, trajtimin e investimeve në pjesëmarrje dhe sipërmarrjet e përbashkëta, me fokus në zbatimin praktik dhe rëndësinë e këtyre standardeve në raportimin financiar.

Share:

EVP-Planifikimi i auditimit dhe dokumentimi/përgatitja e letrave të punës: Praktikat më të mira




Në kuadër të Programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, Instituti AAB organizoi me sukses sesionin profesional me temë:

“Planifikimi i auditimit dhe dokumentimi/përgatitja e letrave të punës: Praktikat më të mira”.

 Ligjëruese: Arlinda Beqiri

Gjatë këtij sesioni u trajtuan në mënyrë të detajuar aspektet kryesore të planifikimit të auditimit, si dhe rëndësia e dokumentimit të duhur dhe përgatitjes së letrave të punës, me fokus në praktikat më të mira profesionale.

Instituti AAB vazhdon të mbështesë zhvillimin profesional dhe ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve përmes programeve dhe aktiviteteve të vazhdueshme edukative.

Share:

EVP-SNMC 1 / ISQM 1 – Standardi ndërkombëtar për menaxhimin e cilësisë




Në kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, Instituti AAB organizoi me sukses sesionin me temë:


“SNMC 1 / ISQM 1 – Standardi Ndërkombëtar për Menaxhimin e Cilësisë”


Ligjërues: Genc Gigollaj


Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan parimet dhe kërkesat kryesore të Standardit Ndërkombëtar për Menaxhimin e Cilësisë (SNMC 1 / ISQM 1), rëndësia e zbatimit të tij në praktikën profesionale, si dhe qasjet për ndërtimin dhe funksionimin efektiv të sistemeve të menaxhimit të cilësisë në organizata dhe shërbime profesionale

Share:

EVP-Standardet e reja Globale të Auditimit të Brendshëm – ndryshimet dhe përgatitja për pajtueshmëri




Në kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, Instituti AAB organizoi me sukses sesionin me temë:

“Standardet e reja Globale të Auditimit të Brendshëm – ndryshimet dhe përgatitja për pajtueshmëri”

Ligjëruese: Ardita Salihu & Gentiane Blakaj

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan ndryshimet në Standardet e reja Globale të Auditimit të Brendshëm, ndikimi i tyre në praktikën profesionale, si dhe rëndësia e përgatitjes së organizatave për përmbushjen e kërkesave të reja.

Falënderojmë ligjërueset për kontributin dhe profesionalizmin e tyre, si dhe të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe pjesëmarrjen.

Share:

Sofje, Bullgari | 17 Prill 2026




Përfaqësues të Institutit AAB për Kontabilistë dhe Auditorë të Certifikuar morën pjesë në Mbledhjen e Përgjithshme të Asamblesë së Federatës së Kontabilistëve të Mesdheut (FCM).

Gjatë kësaj ngjarjeje të rëndësishme, u trajtuan çështje kyçe që ndërlidhen me funksionimin dhe zhvillimin e mëtejmë të FCM-së, në përputhje me agjendën e miratuar.

Në kuadër të kësaj pjesëmarrjeje, përfaqësuesit e Institutit AAB morën pjesë edhe në konferencën ndërkombëtare “Raportimi Financiar në Bullgari: Koha për (Ri)Përcaktim”, e organizuar nga Instituti i Kontabilistëve Publikë të Certifikuar në Bullgari.

Kjo pjesëmarrje dëshmon përkushtimin e Institutit AAB për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, rritjen e përfaqësimit në arenën ndërkombëtare dhe kontributin në zhvillimin e vazhdueshëm të profesionit.

Share:

MBLEDHJA E PËRGJITHSHME VJETORE E KUVENDIT TË ANËTARËVE




Kuvendi i Anëtarëve, më datë 26.03.2026, mbajti Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore, e cila u zhvillua në ambientet e Institutit AAB.
Në këtë mbledhje u trajtuan çështje kyçe që lidhen me shqyrtimin e raportit vjetor dhe aktivitetet e realizuara gjatë vitit paraprak. Pjesëmarrësit diskutuan vlerësimin e performancës së organizatës për vitin 2025, si dhe analizuan raportin e auditorit për këtë periudhë.
Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia e transparencës dhe menaxhimit të duhur financiar. Raporti i auditorit u vlerësua si një instrument i rëndësishëm për rritjen e besueshmërisë dhe forcimin e qëndrueshmërisë financiare të shoqatës.
Gjithashtu, u shqyrtua dhe u miratua unanimisht Plani Strategjik 2026–2030, i cili përcakton drejtimet kryesore të zhvillimit për periudhën në vijim.
Në përmbyllje, falënderojmë të gjithë anëtarët për kontributin, angazhimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm në avancimin e Institutit AAB për Kontabilistë dhe Auditorë të Certifikuar.
Ne mbetemi të përkushtuar për të punuar me profesionalizëm dhe integritet, me synimin për të ngritur më tej standardet në fushën e kontabilitetit dhe auditimit.

Share:

Instituti AAB mirëpriti përfaqësuesit e Sekretariatit ë Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar (KKRF) në një takim pune të fokusuar në forcimin e bashkëpunimit profesional




Takimi u zhvillua në prani të Drejtorit Ekzekutiv z. Ylber Prekazi, Kryetarit të Bordit z. Avni Berisha, si dhe përfaqësuesve të Sekretariatit të KKRF-së të kryesuar nga Drejtori z. Shyqri Hyseni.

Gjatë takimit u shkëmbyen qëndrime mbi zhvillimet në fushën e kontabilitetit dhe auditimit, me fokus në përmirësimin e praktikave profesionale dhe forcimin e rolit të institucioneve në mbështetje të profesionit.

Instituti AAB do të vazhdojë të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e raportimit financiar cilësor dhe me kohë, duke mbështetur profesionistët dhe duke promovuar transparencë dhe besueshmëri në informacionin financiar në Kosovë.

Share:

Instituti AAB ka realizuar sesionin e dytë në kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional




Instituti AAB ka realizuar sesionin e dytë në kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, me temën:

“Deklarimi i tatimeve vjetore (CD, PD, DI) & Sponsorizimet”

👨‍🏫 Ligjërues: Sami Salihu – U.d. Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i ATK-së

Ky sesion ofroi informacione të përditësuara dhe me vlerë për profesionistët e fushës, duke kontribuar në rritjen e kapaciteteve profesionale të pjesëmarrësve.

Programi i Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) përfaqëson një investim të drejtpërdrejtë në të ardhmen profesionale, duke fuqizuar ekspertët me dije të reja dhe duke i përgatitur ata për sfidat e një mjedisi gjithnjë në ndryshim.

#institutiaab#EVP#ATK#zyrakombetareeauditimit

Share:

Viti 2026 në Institutin AAB filloi me angazhim dhe zhvillim profesional përmes sesionit të parë të EVP-së




Viti 2026 në Institutin AAB filloi me angazhim dhe zhvillim profesional përmes sesionit të parë të EVP-së me temë:

“Trajtimi tatimor i kontratave të ndërtimit”

👨‍🏫 Ligjërues: Sami Salihu – U.d. Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i ATK-së

📌 Ndjekja e ligjëratave të EVP-së është thelbësore për përditësimin e vazhdueshëm profesional, përputhshmërinë me ndryshimet ligjore dhe rritjen e kredibilitetit tuaj në tregun e punës.

#EVP#TaxSeason2026#ATK

Share:

“Raportimi i Qëndrueshmërisë, ndërlidhja me standardet ndërkombëtare të auditimit dhe raportimit financiar (SNA 700; SNA 701; SNA 705; SNA 710; SNA 720 & SNK/SNRF)”




Instituti AAB ka realizuar sesionin e radhës në kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, me temën:

“Raportimi i Qëndrueshmërisë, ndërlidhja me standardet ndërkombëtare të auditimit dhe raportimit financiar (SNA 700; SNA 701; SNA 705; SNA 710; SNA 720 & SNK/SNRF)”

👨‍🏫 Ligjërues: Gëzim Mustafa

Ky sesion ofroi një qasje profesionale mbi rolin dhe rëndësinë e raportimit të qëndrueshmërisë, si dhe integrimin e tij me standardet ndërkombëtare të auditimit dhe raportimit financiar.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre dhe të diskutojnë praktikat më të avancuara në këtë fushë.

📌Instituti AAB vazhdon të mbështesë zhvillimin profesional të auditorëve, kontabilistëve dhe profesionistëve të tjerë financiarë përmes programeve cilësore dhe trajnimeve të specializuara.

#edukimivazhdueshëm#auditim#raportimfinanciar#Qëndrueshmëri#trajnimeprofesionale

Share: