EKSPERTËT E AUTORITETIT KOMBËTAR TË KUALIFIKIMEVE (AKK) VIZITUAN INSTITUTIN AAB




Ekipi vlerësues nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve vizituan Institutin AAB Për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar, ku zhvilluan takime të ndara me menaxhmentin e Institutit të udhëhequr nga Drejtori Ekzekutiv Ylber Prekazi, pastaj me stafin ligjërues të moduleve te veçanta, si dhe takime me kandiatët e certifikuar te secili program, me qëllim të akreditimit të programeve Teknik Kotabiliteti, Kontabilist i Certifikuar, Auditor i Certifikuar, Auditor i Brendshëm i Certifikuar, të cilat ofrohen në kuadër të Institutit AAB.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit AAB ndër të tjera theksojë përpara ekspertëve dhe koodinatorëve të AKK-së, “se me qëllim të njohjës më të mirë kombëtare dhe ndërkombëtare të kualifikimeve tona, dhe zgjerimit të gamës se programeve për trajnim dhe certifikim, organet drejtuese të shoqatës profesionale Instituti AAB, kanë vendosur t’i nënshtrohen procesit të validimit dhe aprovimit e kualifikimeve të cilat njihen brenda Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve”.

Gjatë kësaj vizite, ekspertët, përveç që ishin fokusuar në temat që kanë të bëjnë me organizimin dhe menaxhmentin, personelin, organizimin e trajnimeve, sigurimin e cilësisë etj., ata vizituan objektet përkrahëse të programeve profesionale, duke përfshirë sallat ku zhvillohen ligjeratat, ushtrimet, provimet si dhe gjithë infrastrukturën se ku do të zhvillohen të gjitha aktivitetet rreth trajnimeve për programet certifikuese që ofron Instituti AAB.

Share: