EVP-“SNA 700 – Formimi i një opinioni dhe raportimi mbi pasqyrat financiare (i rishikuar)”
Në kuadër të Programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, Instituti AAB organizoi me sukses sesionin profesional me temë:
“SNA 700 – Formimi i një opinioni dhe raportimi mbi pasqyrat financiare (i rishikuar)”
Ligjërues: Genc Gigollaj
Gjatë këtij sesioni u trajtuan në mënyrë të detajuar çështjet kryesore që lidhen me SNA 700, duke përfshirë formimin e opinionit të auditorit mbi pasqyrat financiare, strukturën dhe përmbajtjen e raportit të auditorit, si dhe kërkesat kryesore të standardit të rishikuar, me fokus në zbatimin praktik dhe rëndësinë e tij në rritjen e cilësisë dhe besueshmërisë së raportimit financiar.