Forumi rajonal i III-të për Sigurimin e Cilësisë së Auditimit, Rumani
Prezantim i përgjithshëm i sistemit të mbikëqyrjes së auditimit në Rumani, ndikimi dhe roli i IA dhe përmirësimi i cilësisë së auditimit
Më 22 dhe 23 Tetor 2024 në Bukuresht të Rumanisë po mbahet forumi rajonal i tretë me radhë për Sigurimin e Cilësisë së Auditimit.
Në këtë forum po trajtohen tema që lidhen më përmirësimin e kontrollit të cilësisë së auditimit dhe rolin e Bordeve të Mbikqyrjes Publike, si dhe ndarja e përvojave të vendeve pjesëmarrëse nga ballkani dhe vendeve jo anëtare të BE-së, gjithashtu edhe përvoja e Rumanisë si vend anëtar i BE-së.
Temat që u trajtuan:
– Mësojmë nga përvoja e Shteteve Anëtare të BE-së: prezantim i përgjithshëm i sistemit të mbikëqyrjes së auditimit në Rumani.
– Ndikimi dhe roli i inteligjencës artificiale (#IA) në auditim, mbikëqyrje publike dhe kontrollin e cilësisë.
– Përmirësimi i cilësisë së auditimit #auditquality me anë të bashkëpunimit rajonal.
Në këtë forum pjesëmarrës nga Kosova ishte Bordi i Mbikqyrjes Publike, KKRF-ja, përfaqësuesi nga Instituti AAB dhe shoqatat e tjera.