Ftesë për Pjesëmarrje në Edukim të Vazhdueshëm Profesional




Të ndëruar anëtarë dhe pjesëmarrës tjerë të interesuar

Ju njoftojmë se Instituti AAB po organizon një sesion të veçantë të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) në lidhje me “Ndryshimet e Fundit Tatimore”, me theks të veçantë në Ligjin Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, i cili hyn në fuqi në fund të këtij muaji.

Ky sesion do të ju ndihmoj për të kuptuar thellësisht ndryshimet ligjore të fundit dhe për të përditësuar njohuritë tuaja në proceduren e administrimit tatimor në Republikën e Kosovës.

📅 Data 30.01.2024

🕒 Koha: 13.00 -17.00

📍 Vendi: Instituti AAB

Tema kryesore: “Ndryshimet e fundit tatimore, në veçanti Ligji Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore”

Ligjerues: Sami Salihu, Zv.Drejtor në ATK

Kjo është një mundësi e mirë drejt përmirësimit të njohurive tuaja dhe përsosmërisë profesionale.

Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të ndani këtë njoftim me kolegët tuaj.\

Presim se kjo ngjarje do të jetë e pasur në diskutimet dhe përvetësimin e njohurive rreth këtij ligji dhe raportimieve në përputhshmëri me te.

Share: