Instituti AAB anëtarësohet në Federatën Mesdhetare të Kontabilistëve (FCM)




Instituti AAB nga sot anëtarë i Federatës Mesdhetare të Kontabilistëve (FCM)!

Nga sponzorizues i anëtarsimit tonë në FCM, SHKÇAK tani morëm lajmin e rëndësishëm se sot në Mbledhjen e Përgjithshme të Asamblesë së Federatës Mesdhetare e Kontabilistëve (FCM), e cila po zhvillohet në Paris, Francë, jemi pranuar anëtarë me të drejta të plota.Ky është një lajm shumë i rëndësishëm për anëtarësinë tanë dhe për profesionistët e kontabilitetit dhe auditimit në Kosovë.

Jemi mirënjohës strukturave qeverisëse të SCAAK / ShKÇAK për mbështetjen e jashtëzakonshme që na e kanë dhënë gjatë tërë këtij procesi të anëtarësimit në FCM.

Gradualisht Instituti AAB po bëhet pjesë e organizatave globale të kontabilitetit dhe auditimit.

Urime anëtarëve tanë!

Share: