Instituti AAB do të jetë pjesëmarrës në Panairin e Librit “Prishtina 2024”




Instituti AAB ju njofton se do te marre pjesë në Panairin e Librit të organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, ku do të prezantohen librat të cilët mund të shfrytëzohen pasi të bëheni anëtar tonë.

Panairi do të mbahet nga data 5 deri më 9 qershor, nga ora 09:00 deri në 21:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Moto e panairit “Përgjigjja është libri”

Në këtë panair, vizitorët do të kenë mundësinë të njihen me literaturën e përdorur nga anëtarët tanë, programet e Institutit AAB dhe mundësitë që ofrojmë si shoqatë profesionale të kontabilistëve dhe auditorëve.

Ju ftojmë të gjithëve të na bashkoheni në këtë ngjarje të rëndësishme!

Për më shumë informata, vizitoni www.institutiaab.org ose kontaktoni në numrin +383 48 999 073, +383 48 999 133

Share: