Instituti AAB ka realizuar sesionin e dytë në kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional
Instituti AAB ka realizuar sesionin e dytë në kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, me temën:
“Deklarimi i tatimeve vjetore (CD, PD, DI) & Sponsorizimet”
Ligjërues: Sami Salihu – U.d. Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i ATK-së
Ky sesion ofroi informacione të përditësuara dhe me vlerë për profesionistët e fushës, duke kontribuar në rritjen e kapaciteteve profesionale të pjesëmarrësve.
Programi i Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) përfaqëson një investim të drejtpërdrejtë në të ardhmen profesionale, duke fuqizuar ekspertët me dije të reja dhe duke i përgatitur ata për sfidat e një mjedisi gjithnjë në ndryshim.