Instituti AAB mirëpriti përfaqësuesit e Sekretariatit ë Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar (KKRF) në një takim pune të fokusuar në forcimin e bashkëpunimit profesional




Takimi u zhvillua në prani të Drejtorit Ekzekutiv z. Ylber Prekazi, Kryetarit të Bordit z. Avni Berisha, si dhe përfaqësuesve të Sekretariatit të KKRF-së të kryesuar nga Drejtori z. Shyqri Hyseni.

Gjatë takimit u shkëmbyen qëndrime mbi zhvillimet në fushën e kontabilitetit dhe auditimit, me fokus në përmirësimin e praktikave profesionale dhe forcimin e rolit të institucioneve në mbështetje të profesionit.

Instituti AAB do të vazhdojë të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e raportimit financiar cilësor dhe me kohë, duke mbështetur profesionistët dhe duke promovuar transparencë dhe besueshmëri në informacionin financiar në Kosovë.

Share: