Instituti AAB Nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me IATP 




Instituti AAB nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me IATP-Integrated Agricultural Technology Agency L.L.C. në bashkëpunim me Kolegjin AAB, për të promovuar bashkëpunimin e përbashkët edukativ e kulturor.

Palët kanë rënë dakord se lëvizjen drejt mësimit gjatë gjithë jetës duhet ta shoqërojë një tranzicion i suksesshëm në ekonominë dhe shoqërinë e bazuar në dije.

Prandaj, promovimi i qytetarisë aktive dhe punsueshmërisë janë qëllime të këtij memorandumi, dhe shihen si po aq të rëndësishme dhe të ndërlidhura për mësimin gjatë gjithë jetës, e ku do të duhej të përfshihen të gjitha format e mësimdhënies dhe të të mësuarit.

Kjo do të arrihet përmes organizimit të përbashkët të kurseve, punëtorive, trajnimeve ndërkombëtare, etj.. Pra, Instituti AAB për Kontabilist dhe Auditorë të Certifikuar do të jetë pjesë e marrëveshjes me IATP në bashkëpunim me Kolegjin AAB.

Share: