Instituti AAB shënon Ditën Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe 10-vjetorin e themelimit




Instituti AAB për Kontabilistë dhe Auditorë të Certifikuar, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe 10-vjetorit të themelimit, organizoi tryezën e diskutimit me temë:

“E ardhmja e profesionit të kontabilitetit në Kosovë: sfidat, standardet profesionale dhe bashkëpunimi institucional”.

Ngjarja mblodhi profesionistë të kontabilitetit dhe auditimit, përfaqësues të institucioneve publike dhe akademike, studentë, anëtar dhe bashkëpunëtorë të Institutit AAB.

Tryeza u hap nga Drejtori Ekzekutiv i Institutit AAB, z. Ylber Prekazi, i cili theksoi rëndësinë e 10-vjetorit të Institutit dhe kontributin e tij në zhvillimin e profesionit, promovimin e certifikimit dhe ngritjen e kompetencave profesionale. Ai nënvizoi gjithashtu nevojën për kompetenca të reja dhe bashkëpunim më të ngushtë institucional për përballimin e sfidave të së ardhmes.

Tryeza u moderua nga z. Zijad Krasniqi, nga Instituti AAB, ndërsa në të morën pjesë:

Znj. Zana Bucaliu – U.D. Drejtoreshë e Departamentit për Regjistrim dhe Shërbim të Tatimpaguesve në Administratën Tatimore të Kosovës.

Z. Medain Hashani – Profesor i Kontabilitetit dhe Auditimit, Fakulteti Ekonomik, Kolegji AAB.

Z. Arben Dubova – Auditor Ligjor, anëtar i Institutit AAB.

Z. Driton Pirana – Kontabilist i Certifikuar, anëtar i Institutit AAB.

Z. Granit Boshnjaku – Kontabilist i Certifikuar, anëtar i Institutit AAB.

Gjatë diskutimeve u trajtuan sfidat aktuale të profesionit, zbatimi i standardeve profesionale, edukimi i vazhdueshëm dhe rëndësia e bashkëpunimit institucional në avancimin e kontabilitetit në Kosovë.

Ky aktivitet shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin 10-vjeçar të Institutit AAB dhe riafirmon përkushtimin e tij për zhvillimin e profesionit të kontabilitetit dhe auditimit, avancimin e standardeve profesionale, fuqizimin e kapaciteteve të profesionistëve dhe thellimin e bashkëpunimit institucional, me synimin për të kontribuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe më cilësore për këtë profesion në Kosovë.

Share: