Mbledhja e Përgjithshme Vjetore e Kuvendit të Anëtarëve të Institutit AAB




Mbledhja e Përgjithshme Vjetore e Kuvendit të Anëtarëve të Institutit AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar u mbajt sot më datë 23 mars 2024.

Në këtë mbledhje, u trajtuan çështjet kyçe që lidhen me shqyrtimin e raportit vjetor , aktivitetet e vitit të kaluar, duke përfshirë vlerësimin e performancës dhe analizimin e raportit të auditorit për vitin 2023.

Raporti i auditorit u shqyrtua me kujdes dhe u diskutua në thellësi për të siguruar transparencë ndaj anëtarëve të Institutit AAB. Përveç kësaj, u bë një vlerësim i detajuar i aktiviteteve të kryera gjatë vitit të kaluar dhe u prezantuan planet dhe objektivat për vitin 2024.

Gjatë diskutimeve, u vlerësua kontributi i çdo anëtari të kuvendit dhe u uroi për pjesëmarrjen aktive dhe gatishmërinë për të punuar në të mirën dhe për avancimin e Institutit AAB.

Në fund, dëshirojmë të shprehim falënderimin tonë për të gjithë anëtarët për angazhimin dhe dedikimin e tyre në zhvillimin e mëtutjeshëm të Institutit AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar.

Së bashku, do të vazhdojmë të punojmë me profesionalizëm dhe përkushtim për të përmbushur qëllimet tona të përbashkëta dhe për të rritur standardet e shërbimeve të ofruara në fushën e kontabilitetit dhe auditimit.

Share: