EVP-SNRF 10 Pasqyrat Financiare të Konsoliduara, & SNK 28 Investimet në pjesëmarrje dhe sipërmarrjet e përbashkëta
Në kuadër të Programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, Instituti AAB organizoi me sukses sesionin profesional me temë:
“SNRF 10 Pasqyrat Financiare të Konsoliduara, & SNK 28 Investimet në pjesëmarrje dhe sipërmarrjet e përbashkëta”
Ligjëruese: Albina Bajrami Zeqiri
Gjatë këtij sesioni u trajtuan në mënyrë të detajuar çështjet kryesore që lidhen me SNRF 10 dhe SNK 28, duke përfshirë përgatitjen e pasqyrave financiare të konsoliduara, trajtimin e investimeve në pjesëmarrje dhe sipërmarrjet e përbashkëta, me fokus në zbatimin praktik dhe rëndësinë e këtyre standardeve në raportimin financiar.