Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me Zyrën Kombëtare të Auditimit




Instituti AAB-së për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar me datë 21.11.2023 nënshkruan marrëveshje të bashkëpunimit me Zyrën Kombëtare të Auditimit dhe Fakultetin Ekonomik të Kolegjit AAB. Kjo marrëveshje ka për qëllim rriten e nivelit të ngritjes së kapaciteteve profesionale në fushën e kontabilitetit, raportimit financiar dhe financave.

Marrëveshja e nënshkruar nga Drejtori Ekzekutiv i Institutit AAB, Ylber Prekazi, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, Dekani i Fakultetit Ekonomik në Kolegjin AAB, Medain Hashani, parasheh krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit në dobi të anëtarëve të Institutit AAB, ZKA-së dhe studentëve të Fakultetit Ekonomik të AAB-së.

Palët synojnë rritjen e shkëmbimeve arsimore e profesionale në të mirë të bashkëpunimit në mes të institucioneve arsimore, profesionale dhe trajnuese; promovimin e edukimit cilësor nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta; hartimin e programeve për përgatitje profesionale të kandidatëve për nevojat e ZKA-së; organizimin e ligjëratave dhe trajnimeve në fushën e kontabilitetit dhe financave në përgjithësi, auditimit dhe programeve tjera në të ardhmen; si dhe ofrimin e mundësive për zhvillim të punës praktike në ZKA për studentët e këtij institucioni.

Share: