Përfaqësues nga Instituti AAB ishin pjesë e takimit për dy ditë me radhë, me datë 16-17 maj 2023 në Vjenë, Austri të organizuar nga Banka Botërore




Takimi ishte inaugurues i Forumit Rajonal të Sigurimit të Cilësisë së Auditimit me temë “Përmirësimi i cilësisë së auditimit në vendet e Ballkanit Perëndimor përmes bashkëpunimit rajonal” dhe i cili u zhvillua në kuadër të Programit “Rruga drejt Evropës për Reformën e Kontabilitetit dhe Forcimin Institucional për NVM (REPARIS for SMEs)”.

Objektivat kryesore të këtij forumi në takimin inagurues ishin:

》Kuptimi se si Komiteti i Organeve Evropiane të Mbikëqyrjes së Auditimit (CEAOB) kryen vlerësimet mbi ekuivalencën dhe përshtatshmërinë.

》Nxjerrja e mësimeve nga përvoja e Republikës Sllovake dhe Shqipërisë në fushën e mbikëqyrjes publike dhe sistemeve të sigurimit të cilësisë, si dhe mësime nga Instituti i Kontabilistëve të Çertifikuar në Angli dhe Wales mbi rolin e tyre në lidhje me detyrat e deleguara.

》Dakordimi i vendeve të Ballkanit Perendimor për një program trajnimi për inspektorët e sigurimit të cilësisë që do të zhvillohet dhe do të ofrohet në kuadër të REPARIS për NVM-të.

》Dakordimi për programin e punës së Forumit për 18 muajt e ardhshëm, duke përfshirë shpeshtësinë e takimeve.

Share: