Përfaqësuesit e Institutit AAB ishin pjesë e Asamblesë së Përgjithëshme të Federatës Mesdhetare të Kontabilistëve




Përfaqësuesit e Institutit AAB ishin pjesë e Asamblesë së Përgjithëshme të Federatës Mesdhetare të Kontabilistëve #FCM, e cila kësaj radhe u mbajtë në Paris, Francë.

Diskutimet kryesore të këtij takimi ishin miratimi i buxhetit dhe aktivitetet e planifikuara për vitin 2025.

Propozimet e dhëna nga #institutiaab janë mirëpritur nga presidenti i FCM-së Z. Nelson Ferriera dhe ka falenderuar përfaqësuesit e Institutit AAB për kontributin e dhënë, duke theksuar se janë shumë me vlerë dhe i përkrah plotësisht.

Instituti AAB paraqiti para anëtarëve të FCM-së këto propozime:

1) Te pika nga rendi i ditës “Plani i aktiviteteve” i cili brenda tij përfshinë edhe dokumentin e strategjisë afatmesme, të ndahet në dy dokumente: Strategjia afatmesme e FCM-së dhe Plani vjetor i aktiviteteve.

2) Të rritet bashkëpunimi dhe shfrytëzimi me i madh i praktikave të mira të instituteve/shoqatave anëtare, për të ngritur institutet/shoqatat tjera në nivel më të lartë.

3) Në buxhetin e vitit 2025, të shtohet një linjë buxhetore për promovimin me të madh të FCM-së si organizatë dhe aktiviteteve të saj, si dhe rritje të anëtarësisë me institute/shoqata nga shtete tjera të cilat nuk janë anëtare në #FCM.

Njëkohësisht përveç takimit të rregullt nga anëtarët e FCM-së, u mbajtë dhe cerëmonia festive me rastin e 25-vjetorit të themelimit të FCM-së. Pjesë e kësaj feste ishte edhe kryeshefi ekzekutiv i Federatës Ndërkombëtare te Kontabilistëve zt.Lee White, i cili mbajti një fjalë rasti.

Drejtori Ekzekutiv Z. Ylber Prekazi pati rastin që ta takoj kryeshefin ekzekutiv të IFAC Z. Lee White duke prezentuar #institutinaab si dhe punën dhe angazhimet që jemi duke i bërë që të jemi anëtar i #IFAC, dhe anëtarësia jonë të jetë pjesë e rrjetëzimit global e profesionistëve të kontabilitetit dhe auditimit.

#institutiaab#FCM#IFAC#accounting#meeting

Share: