Sesioni i radhës i EVP-së për anëtarët e Institutit AAB




Sot me datë 10/02/2024 është mbajtur sesioni i radhës i Edukimit të Vazhdueshëm Profesional për anëtarët e Institutit AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar me temë:

-Përgatitja e pasqyrave financiare nga kontabilistët sipas SNRF-ve dhe kërkesave të KKRF-së – me shembuj praktik

Ligjërues: Z.Sylejman Maçastena

Në këtë sesion të EVP-së u diskutua për përgatitjen e pasqyrave financiare nga kontabilistët, ata u njohën me praktika të zbatimit të standardeve SNRF dhe kërkesave të KKRF-së. Ky sesion ofroi një kuptim më të thellë për procesin dhe sfidat potenciale që mund të hasin në punën e tyre të përditshme.

Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen në këtë sesion të rëndësishëm.

Share: