Sofje, Bullgari | 17 Prill 2026
Përfaqësues të Institutit AAB për Kontabilistë dhe Auditorë të Certifikuar morën pjesë në Mbledhjen e Përgjithshme të Asamblesë së Federatës së Kontabilistëve të Mesdheut (FCM).
Gjatë kësaj ngjarjeje të rëndësishme, u trajtuan çështje kyçe që ndërlidhen me funksionimin dhe zhvillimin e mëtejmë të FCM-së, në përputhje me agjendën e miratuar.
Në kuadër të kësaj pjesëmarrjeje, përfaqësuesit e Institutit AAB morën pjesë edhe në konferencën ndërkombëtare “Raportimi Financiar në Bullgari: Koha për (Ri)Përcaktim”, e organizuar nga Instituti i Kontabilistëve Publikë të Certifikuar në Bullgari.
Kjo pjesëmarrje dëshmon përkushtimin e Institutit AAB për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, rritjen e përfaqësimit në arenën ndërkombëtare dhe kontributin në zhvillimin e vazhdueshëm të profesionit.