Takimi me mbledhjen e Përgjithshme të Asamblesë së Federatës Mesdhetare të Kontabilistëve (FCM)




Në mbledhjen e Përgjithshme të Asamblesë së Federatës Mesdhetare të Kontabilistëve (FCM) të mbajtur më 1 mars 2024, mori pjesë edhe Instituti AAB për herë parë si anëtar i ri i kësaj organizate, e cila paraqet një hap të rëndësishëm për të thelluar bashkëpunimin dhe ndërlidhjet në fushën e kontabilitetit.

Pjesëmarrja e drejtorit ekzekutiv Z.Ylber Prekazi dhe përfaqësuesve të Institutit AAB në këtë takim shënon një angazhim të fortë nga ana e Institutit AAB në bashkëpunimin me FCM dhe në promovimin e standardeve të larta profesionale në Kosovë dhe në rajon.

Pjesëmarrësit u përshëndetën me fjalë mirëseardhje nga presidenti i ri i FCM-së, Mr. Nelson Ferriera, i cili udhëhoqi takimin në formë online sipas agjendes së paraparë për këtë takim.

Gjatë takimit dhe sipas agjendes u bë prezantimi i anëtarëve të rinj të FCM, ku në mesin e anëtarëve të rinjë ishte edhe Instituti AAB, ku përfaqësusi ynë gjatë fjalës së tij prezentues i falenderoj të gjithë anëtarët për mbështetjen gjatë procesit të anëtarsimit.

Anëtarët u njoftuan për kalimin e selisë së FCM nga Roma në Paris dhe u dakorduan për takimin e radhës i cili do të mbahet në muajin Maj 2024.

Ky takim tregon për një përkushtim të përbashkët për të përforcuar bashkëpunimin dhe për të ndërtuar një komunitet më të fortë dhe më të integruar të profesionistëve të kontabilitetit.

Share: