“Raportimi i Qëndrueshmërisë, ndërlidhja me standardet ndërkombëtare të auditimit dhe raportimit financiar (SNA 700; SNA 701; SNA 705; SNA 710; SNA 720 & SNK/SNRF)”




Instituti AAB ka realizuar sesionin e radhës në kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, me temën:

“Raportimi i Qëndrueshmërisë, ndërlidhja me standardet ndërkombëtare të auditimit dhe raportimit financiar (SNA 700; SNA 701; SNA 705; SNA 710; SNA 720 & SNK/SNRF)”

👨‍🏫 Ligjërues: Gëzim Mustafa

Ky sesion ofroi një qasje profesionale mbi rolin dhe rëndësinë e raportimit të qëndrueshmërisë, si dhe integrimin e tij me standardet ndërkombëtare të auditimit dhe raportimit financiar.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre dhe të diskutojnë praktikat më të avancuara në këtë fushë.

📌Instituti AAB vazhdon të mbështesë zhvillimin profesional të auditorëve, kontabilistëve dhe profesionistëve të tjerë financiarë përmes programeve cilësore dhe trajnimeve të specializuara.

#edukimivazhdueshëm#auditim#raportimfinanciar#Qëndrueshmëri#trajnimeprofesionale

Share:




Gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Mesdhetare të Kontabilistëve (FCM) dhe në konferencën profesionale të organizuar nga FCM në bashkëpunim me shoqatën portugeze Ordem dos Contabilistas Certificados (OCC), Drejtori Ekzekutiv Ylber Prekazi dhe Kryetari i Bordit Avni Berisha vizituan edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Lisbon.

Ata u pritën nga ambasadorja e Republikës së Kosovës në Lisbon, Portugali, Znj. Edona Maloku Berdyna, me të cilën diskutuan çështje kyçe për profesionin e kontabilitetit dhe auditimit, si dhe për mbështetjen e profesionistëve kosovarë në diasporë.

Faleminderit Ambasadores për pritjen e ngrohtë!

#KosovoEmbassyLisbon

Share:

Pjesëmarrja e Institutit AAB në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Mesdhetare të Kontabilistëve




Më 25 nëntor 2025, përfaqësuesit e Institutit AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar, z. Ylber Prekazi, Drejtor Ekzekutiv, dhe z. Avni Berisha, Kryetar i Bordit, morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Mesdhetare të Kontabilistëve (FCM), e mbajtur në Lisbon të Portugalisë.

Gjatë punimeve të Asamblesë u prezantuan dhe u miratuan dokumentet kryesore për vitin 2026, përfshirë Planin e Aktiviteteve për vitin 2026 dhe Buxhetin e Propozuar për vitin 2026, të cilat përcaktojnë prioritetet, veprimtaritë profesionale dhe planifikimin financiar të Federatës për vitin e ardhshëm.

Instituti AAB përcjell urimet më të përzemërta për zgjedhjen e drejtimit të ri të FCM-së për mandatin 2026–2027:

• Z. Nazmi Pllana, përfaqësues i ShKÇAK, i zgjedhur Kryetar i FCM-së, një arritje me rëndësi të veçantë për komunitetin profesional në Kosovë dhe në rajon.

• Z. Berti Pashko, nga IEKA, i zgjedhur Nënkryetar i FCM-së.

Zgjedhja e këtij drejtimi të ri paraqet një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit mes vendeve të Mesdheut, rritjes së ndikimit të profesionit dhe avancimit të standardeve të kontabilitetit dhe auditimit.

Instituti AAB uron suksese dhe një mandat të suksesshëm në realizimin e objektivave të Federatës për vitet në vijim.

Share:

Përfaqësuesit e Institutit AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar pjesë e Konferencës Ndërkombëtare në Lisbon, Portugali




Përfaqësuesit e Institutit AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar, z. Ylber Prekazi, Drejtor Ekzekutiv, dhe z. Avni Berisha, Kryetar i Bordit, po marrin pjesë në Konferencën Profesionale të FCM – Fédération des Experts Comptables Méditerranéens, e cila po zhvillohet në Lisbonë në bashkëpunim me Ordem dos Contabilistas Certificados të Portugalisë.

Konferenca me temën “Kontabilistë të Gatshëm për të Ardhmen: Inovacion, Qëndrueshmëri dhe Ndikim Rajonal” (“Future-Ready Accountants: Innovation, Sustainability, and Regional Impact”) ka mbledhur profesionistë, drejtues dhe përfaqësues të organizatave kombëtare nga i gjithë rajoni i Mesdheut, duke reflektuar vizionin e përbashkët për një profesion të llogaridhënies dhe auditimit që përparon drejt së ardhmes.

Programi i konferencës trajton një sërë temash kyçe për të ardhmen e profesionit, përfshirë:

• ESG dhe Qëndrueshmërinë,

• Transformimin e menaxhimit dhe inovacionin,

• Ndërtimin e kapaciteteve profesionale,

• si dhe segmentin e ri të prezantuar mbi Paktin e BE-së për Mesdheun, që synon forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Pjesëmarrja e Institutit AAB në këtë aktivitet të rëndësishëm përfaqëson një mundësi të vlefshme për të sjellë në Kosovë përvoja, praktika dhe vizione të reja, duke kontribuar në zhvillimin dhe modernizimin e profesionit të kontabilitetit dhe auditimit në vend.

Instituti AAB mbetet i përkushtuar në avancimin e standardeve profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në frymën e një komuniteti të unifikuar mesdhetar.

Share:

EVP-Pajtueshmëria me Kodin Etik të IESBA-së: Njohja e parimeve dhe kuadrit konceptual




kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, Instituti AAB organizon sesionin e radhës me temë:

“Pajtueshmëria me Kodin Etik të IESBA-së: Njohja e parimeve dhe kuadrit konceptual”

📅 Data: 26.11.2025

🕒 Koha: 13:00 – 17:00

📍 Vendi: ONLINE

👨‍💼 Ligjërues: Aldo Spahiu

Share:

EVP-Auditimi i jashtëm dhe i brendshëm: Ngjashmëritë, dallimet dhe bashkëpunimi efektiv




kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, Instituti AAB organizon sesionin e radhës me temë:

“Auditimi i jashtëm dhe i brendshëm: Ngjashmëritë, dallimet dhe bashkëpunimi efektiv”

📅 Data: 21.11.2025

🕒 Koha: 13:00 – 17:00

📍 Vendi: Instituti AAB

👨‍💼 Ligjërues: Genc Gigollaj

Share:

EVP-Blockchain si nxitës i inovacionit dhe sigurim të besueshmërisë




Në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, Instituti AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar organizoi ligjeratë në sesionin e tretë të konferencës për nder të Ditës Ndërkombëtare të Kontabilitetit me temë: Blockchain si nxitës i inovacionit dhe sigurim të besueshmërisë

Ligjërues: Besart Vllahinja

Kjo EVP shpalosi detaje se si teknologjia Blockchain po transformon mënyrën si sigurohet transparenca dhe besueshmëria në kontabilitet!

Share:

EVP- SNK 23, SNK 34 dhe SNK 37




Në kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, Instituti AAB organizon sesionin e radhës me temë: SNK 23 Kostot e Huamarrjes, SNK 34 Raportimi Financiar i Ndërmjetëm, SNK 37 Provizionet, Detyrimet e Kushtëzuara dhe Aktivet e Kushtëzuara

Ligjërues: Amir Dërmala

Urojmë që pjesëmarrësit të kenë përfituar njohuri të dobishme për përmirësimin e performancës në angazhimet e tyre profesionale.

Share:

EVP-SNRF për NVM (I përditësuar Shkurt 2025)




Me datë 08.10.2025 në kuadër të Programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, u mbajtë sesioni me temë: “SNRF për NVM (I përditësuar Shkurt 2025)”.

Ligjëruese: Vlera Zeqiri

Urojmë që pjesëmarrësit të kenë përfituar njohuri të dobishme për përmirësimin e performancës në angazhimet e tyre të përditshme.

Share:

EVP-SNA 610 – Përdorimi i punës së auditorëve të brendshëm (I rishikuar) & SNA 620 – Përdorimi i punës së ekspertit të auditorit




kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, Instituti AAB organizon sesionin e radhës me temë:

“SNA 610 – Përdorimi i punës së auditorëve të brendshëm (I rishikuar) & SNA 620 – Përdorimi i punës së ekspertit të auditorit”

Ligjërues: Genc Gigollaj

Urojmë që pjesëmarrësit të kenë përfituar njohuri të dobishme për përmirësimin e performancës në angazhimet e tyre të përditshme.

Share: