🌍Gëzuar Dita e TOKËS! 🌍




Duke shenuar sot ditën e tokës ne nderojmë planetin tonë, dhe me veprimtarinë e tyre kontabilistët mund të kontribojnë shumë në formësimin e një të ardhmeje të qëndrueshme.Përgjegjësia për një të ardhme ku mbizotron një mjedis i qëndrueshëm bie mbi secilin prej nesh. Prandaj, në ditët e sotshme dhe në të ardhmen, faktorët e shumtë që lidhen me mjedisin, aspektet sociale dhe qeverisjen (ESG) do të përdoren për të vlerësuar qëndrueshmërinë e një investimi apo kompanie, si dhe po bëhen standardi kryesor kur bëhet fjalë për krijimin e një modeli biznesi më tërheqës dhe më të qëndrueshëm.

Si shoqatë profesionale e kontabilitetit dhe auditimit Instituti AAB, së bashku me anëtarët e vet dhe partnerët relevant do të bashkëpunojmë edhe me subjektet dhe institucionet vendore e ndërkombëtare për të përqafuar veprimet klimatike dhe për të promovuar qëndrueshmërinë dhe përgjegjësinë mjedisore në të gjitha aspektet e punës sonë.

Të gjithë ne duhet të mendojmë se si e menaxhojmë përgjegjësinë sociale në bizneset dhe organizatat tona!

#HappyEarthDay#gëzuarditaetokës

Share:

Sesioni i radhës i EVP-së për anëtarët e Institutit AAB




Në kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP), është duke u zhvilluar sesioni i EVP-së me temë:

Standardi ndërkombetar per angzhimet e rishikimeve 2400 (i rishikuar)

Ligjerues: Ardian Rexhaj

Ky sesion është një mundësi të thellojnë njohuritë e tyre në procesin e rishikimit të informacionit financiar, duke u përqëndruar në përdorimin e metodologjive të përshtatshme, zbatimin e standardeve të kontabilitetit dhe identifikimin e çështjeve kyçe të rishikimit. Në këtë mënyrë, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të përmirësojnë cilësinë dhe efikasitetin e rishikimeve të tyre, duke siguruar një raportim financiar të saktë dhe të besueshëm për të gjithë përdoruesit e interesuar.

Ju faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen në këtë sesion të rëndësishëm të EVP-së!

Share:

Rendite emrin tënd në listën e profesionistëve më të kërkuar në vend dhe më gjerë





Rendite emrin tënd në listën e profesionistëve më të kërkuar në vend dhe më gjerë.Certifikohu si Kontabilist dhe Auditor në Instituti AABTë interesuarit mund të aplikojnë Online🔗http://institutiaab.org/apliko/ si dhe gjatë ditëve të javës (e hënë – e shtunë) nga ora 08:30-16:30 në Zyrën e Institutit AAB, Rr. Elez Berisha, Nr.56 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Share:

Regjistrohu për njërën nga programet e mëposhtme:




Regjistrohu për njërën nga programet e mëposhtme:
– Teknik i Kontabilitetit
– Kontabilist i Certifikuar
– Auditor i Certifikuar
– Auditor i Brendshëm i Certifikuar
Të interesuarit mund të aplikojnë: Online🔗http://institutiaab.org/apliko/
si dhe gjatë ditëve të javës (e hënë – e shtunë) nga ora 08:30-16:30 në Zyrën e Institutit AAB, Rr. Elez Berisha, Nr.56 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
Email: administrata@institutiaab.org & administrata2@institutiaab.org

Share:

INSTITUTI AAB pjesë e Edicionit të 16-të të Education Fair / Panairi i Edukimit




Edhe sot Instituti AAB është prezent në Edicionin e 16-të të Education Fair / Panairi i Edukimit që po mbahet në Sallen 1 Tetori në Prishtinë.
Ejani dhe informohuni me mundësitë që ofron Instituti AAB në programet certifikuese:

• Teknik i Kontabilitetit

• Kontabilist i Certifikuar

• Auditor i Certifikuar

• Auditor i Brendshëm i Certifikuar

Te interesuarit mund të informohen për mundësitë që ofron Instituti AAB për vitin 2024.

Ju mirëpresim!

Share:

Instituti AAB pjesë e edicionit të 16-të Education Fair / Panairi i Edukimit




Instituti AAB pjesë e edicionit të 16-të Education Fair / Panairi i Edukimit
Edhe këtë vit Instituti AAB do të jetë pjesë e Panairit të Edukimit, në edicionin e 16-të me radhë i cili mbahet me datë 16 dhe 17 prill.
Ejani dhe informohuni me mundësitë që ofron Instituti AAB në programet certifikuese:
• Teknik i Kontabilitetit
• Kontabilist i Certifikuar
• Auditor i Certifikuar
• Auditor i Brendshëm i Certifikuar
Ju mirëpresim!

Share:

Ftesë për pjesëmarrje në Edukim të Vazhdueshëm Profesional (EVP)




Të ndëruar Anëtarë dhe pjesëmarrës tjerë të interesuar,

Ju njoftojmë se Instituti AAB organizon sesionin e radhës të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) në lidhje me Standardi ndërkombetar per angzhimet e rishikimeve 2400 (i rishikuar)

📅 Data 20.04.2024

🕒 Koha: 13.00 -17.00

📍 Vendi: Instituti AAB

Tema kryesore: Standardi ndërkombetar per angzhimet e rishikimeve 2400 (i rishikuar)

Ligjerues: Ardian Rexhaj

Përmes kësaj teme, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të thellojnë njohuritë e tyre në procesin e rishikimit të informacionit financiar, duke u përqëndruar në përdorimin e metodologjive të përshtatshme, zbatimin e standardeve të kontabilitetit dhe identifikimin e çështjeve kyçe të rishikimit. Në këtë mënyrë, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të përmirësojnë cilësinë dhe efikasitetin e rishikimeve të tyre, duke siguruar një raportim financiar të saktë dhe të besueshëm për të gjithë përdoruesit e interesuar.

Ju mirëpresim!

Share:

Mbledhja e Përgjithshme Vjetore e Kuvendit të Anëtarëve të Institutit AAB




Mbledhja e Përgjithshme Vjetore e Kuvendit të Anëtarëve të Institutit AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar u mbajt sot më datë 23 mars 2024.

Në këtë mbledhje, u trajtuan çështjet kyçe që lidhen me shqyrtimin e raportit vjetor , aktivitetet e vitit të kaluar, duke përfshirë vlerësimin e performancës dhe analizimin e raportit të auditorit për vitin 2023.

Raporti i auditorit u shqyrtua me kujdes dhe u diskutua në thellësi për të siguruar transparencë ndaj anëtarëve të Institutit AAB. Përveç kësaj, u bë një vlerësim i detajuar i aktiviteteve të kryera gjatë vitit të kaluar dhe u prezantuan planet dhe objektivat për vitin 2024.

Gjatë diskutimeve, u vlerësua kontributi i çdo anëtari të kuvendit dhe u uroi për pjesëmarrjen aktive dhe gatishmërinë për të punuar në të mirën dhe për avancimin e Institutit AAB.

Në fund, dëshirojmë të shprehim falënderimin tonë për të gjithë anëtarët për angazhimin dhe dedikimin e tyre në zhvillimin e mëtutjeshëm të Institutit AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar.

Së bashku, do të vazhdojmë të punojmë me profesionalizëm dhe përkushtim për të përmbushur qëllimet tona të përbashkëta dhe për të rritur standardet e shërbimeve të ofruara në fushën e kontabilitetit dhe auditimit.

Share:

Takimi me mbledhjen e Përgjithshme të Asamblesë së Federatës Mesdhetare të Kontabilistëve (FCM)




Në mbledhjen e Përgjithshme të Asamblesë së Federatës Mesdhetare të Kontabilistëve (FCM) të mbajtur më 1 mars 2024, mori pjesë edhe Instituti AAB për herë parë si anëtar i ri i kësaj organizate, e cila paraqet një hap të rëndësishëm për të thelluar bashkëpunimin dhe ndërlidhjet në fushën e kontabilitetit.

Pjesëmarrja e drejtorit ekzekutiv Z.Ylber Prekazi dhe përfaqësuesve të Institutit AAB në këtë takim shënon një angazhim të fortë nga ana e Institutit AAB në bashkëpunimin me FCM dhe në promovimin e standardeve të larta profesionale në Kosovë dhe në rajon.

Pjesëmarrësit u përshëndetën me fjalë mirëseardhje nga presidenti i ri i FCM-së, Mr. Nelson Ferriera, i cili udhëhoqi takimin në formë online sipas agjendes së paraparë për këtë takim.

Gjatë takimit dhe sipas agjendes u bë prezantimi i anëtarëve të rinj të FCM, ku në mesin e anëtarëve të rinjë ishte edhe Instituti AAB, ku përfaqësusi ynë gjatë fjalës së tij prezentues i falenderoj të gjithë anëtarët për mbështetjen gjatë procesit të anëtarsimit.

Anëtarët u njoftuan për kalimin e selisë së FCM nga Roma në Paris dhe u dakorduan për takimin e radhës i cili do të mbahet në muajin Maj 2024.

Ky takim tregon për një përkushtim të përbashkët për të përforcuar bashkëpunimin dhe për të ndërtuar një komunitet më të fortë dhe më të integruar të profesionistëve të kontabilitetit.

Share:

Sesioni i radhës i EVP-së për anëtarët e Institutit AAB




Në kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP), është duke u zhvilluar sesioni i EVP-së me temë:

SNK 12 – Tatimet mbi të ardhurat

Ligjerues: Gëzim Mustafa

Ky sesion është një mundësi për të trajtuar çështjet tatimore për të ardhurat në mënyrë profesionale. Ky sesion pritet të jetë i dobishëm për profesionistët e fushës së kontabilitetit dhe auditimit por edhe çdo person që ka interes në të kuptuar dhe menaxhuar tatimet mbi të ardhurat e tyre.

Ju faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen në këtë sesion të rëndësishëm të EVP-së!

Share: