Konferencë e përbashkët Instituti AAB -SHKÇAK për javen e profesionit të Kontabilitetit dhe Auditimit me titull “Krijimi i vlerave – Porta e së ardhmes”




Në Prishtinë, me datë 8 nëntor, Instituti AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar në bashkëpunim me Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës organizuan konferencën me titull “Krijimi i vlerave – Porta e së ardhmes” duke shënuar javën e profesionit të kontabilitetit dhe auditimit. Pjesë e kësaj konference ishin akterët relevant për të diskutuar rreth trendeve, raportimeve dhe zhvillimeve të fundit me qëllim të promovimit të përgjegjësisë sociale përmes praktikave më të mira për transparencë dhe llogaridhënie në shërbim të interesit publik.

Gjatë diskutimeve në kuadër të konferencës, u theksua se profesionistët e kontabilitetit dhe auditimit janë shtyllë e rëndësishme e ekonomisë së një vendi, të cilët me përkushtim të lartë angazhohen duke respektuar standardet më të larta etike, ata japin një kontribut të madh në integritetin financiar, rritjen e transparencës dhe përgjegjësisë fiskale. Ndër të tjera, u potencua se të gjitha subjektet relevante në vend duhet të angazhohen në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet veti, që të ndikojnë në zvogëlimin e ekonomisë informale dhe ngritjes së një ekonomie të qëndrueshme dhe zhvillimore afatgjate. Po ashtu në kuadër të angazhimeve tona të përbashkëta duhet një bashkërendim i aktiviteteve për t’u ballafaquar me rreziqet lidhur me klimën dhe mjedisin, dhe të angazhohemi në harmonizimin e kornizës rregullative me rregulloret dhe direktivat e Bashkimit Evropian.

Shoqatat profesionale si Instituti AAB dhe ShKÇAK, kanë një rol të rëndësishëm në zhvillimin profesional të profesionit të kontabilistëve dhe auditorëve në Kosovë, të cilët kontribuojnë në ngritjen dhe forcimin e llogaridhënjes, raportimit financiar, auditimit e menaxhimit financiar si në sektorin privat edhe në atë publik. Prandaj është e rëndësishme dhe domosdoshme të kujdesemi që të gjitha subjektet relevante për edukim të vazhdueshëm profesional, rritje e cilësisë së raportimit financiar dhe auditimit, të cilat ndikojnë në ruajtjen e stabilitetit financiar, përmirësimin e menaxhimit të financave në sektorin privat dhe publik e të gjitha këto së bashku në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë ndikim në mirëqenien e qytetarëve dhe në zhvillimin ekonomik.

Guvernatori i BQK-së z.Ahmet Ismaili gjatë fjalës hyrëse në këtë konferencë theksoj se BQK-ja është angazhuar që të ofrojë kornizë rregullative në harmoni me praktikat më të mira ndërkombëtare, që lidhet me raportimin dhe auditimin e institucioneve financiare, si dhe miratimit të auditorëve të jashtëm. Si dhe nënvizoj se “Banka Qendrore e Republikës së Kosovës angazhohet në bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet tjera në nivel të vendit, të ndikojë në zvogëlimin e ekonomisë informale dhe ngritjes së një ekonomie të qëndrueshme dhe zhvillimore afatgjate”.

Auditorja e Përgjithshme, Znj.Vlora Spanca, në fjalën hyrëse të kësaj konference, deklaroj se “Zbatimi rigoroz i standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit dhe auditimit si të sektorit privat dhe të atij publik, të qenit në përputhje me parimet etike dhe vlerat që i promovojnë këto profesione padyshim janë udhërrëfyesi kryesor që hapin portën drejtë një të ardhme më të mirë për vendin tonë”.

Konferenca vazhdoj punimet me dy panele, ku paneli i parë diskutoj lidhur me temën: “Raporti i Qëndrueshmërisë – ESG” me panelistët: Znj. Merita Gjyshinca Peja – Drejtoreshë Financiare – Raiffeisen Bank; Z. Fatos Hasani – Udhëheqës i Njësisë së Mjedisit – ProCredit Bank; Znj. Teuta Ukshini Aliu – Anëtare e ShKÇAK; Z. Visar Perani – Udhëheqës i Zyrës së Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC) për Kosovë dhe Maqedoni Veriore, dhe i moderuar nga Znj. Elvira Ibrahimi Hoti – ShKÇAK. Në këtë panel u diskutua lidhur me ESG (Environmental, Social, and Governance) dhe impaktin e tyre në vendimmarrjen korporative. Diskutimet adresuan se si kompanitë mund të integrojnë faktorët ESG në strategjitë e tyre dhe të bëhen pjesë e zgjidhjeve të sfidave të ndryshimit klimatik dhe përmirësimit të kushteve shoqërore dhe mjedisore. Panelistët gjithashtu eksploruan hollësitë e procesit të raportimit të ESG-ve, nisur nga informacioni fillestar dhe angazhimi vullnetar për të kontribuar në planet dhe mirëqenien e njerëzve.

Ndërsa paneli tjetër diskutoj lidhur me temën: “Parandalimi i Pastrimit të Parave” i moderuar nga Z. Adrian Alo – ShKÇAK, dhe me panelistët: Z. Mahir Tutuli – Kryetar i Gjykatës Komerciale; Z. Behar Xhema – Ushtrues Detyre i Drejtorit të Njësisë të Intelegjencës Financiare; Z. Denis Dautaj – Kryetar i Komitetit për AML në Shoqatën e Bankave; Z. Avni Berisha – Anëtar i Instituti AAB. Përfaqësues të institucioneve të ndryshme shpalosën perspektivat e tyre për t`i adresuar çështjet që ndërlidhen me parandalimin e pastrimit të parave dhe zbatimin e praktikave më të mira në këtë fushë. Në kuadër të diskutimeve të kësaj teme panelistët u pajtuan se parandalimi i pastrimit të parave dhe luftimi i financimit të terrorizmit në Kosovë është një komponent kritik i kornizës financiare dhe ligjore të vendit që synon parandalimin dhe zbulimin e aktiviteteve të paligjshme financiare.

Në kuadër të këtij paneli diskutimi, Z. Avni Berisha – Anëtar i Instituti AAB potencoj se nuk ka standarde të veçanta në kuadër të SNK-ve, SNRF-ve apo SNA-ve që merrën ekskluzivisht me procedurat e identifikimit dhe parandlimit të transaksioneve që ndërlidhen me PP dhe FT. Kontabilistët gjatë ushtrimit të profesionit të tyre shfrytezojnë SNK-të apo/dhe SNRF-të, dhe në shumë vende edhe standardet lokale të kontabilitetit dhe raportimit financiar. Gjithashtu e theksoj se ndër parimet themelore të profesionit të auditorit është edhe konfidencialiteti i informatave të pranuara nga klienti. Por ky parim i auditorit për ruajtjen e konfidencialitetin për klientin mund të anashkalohet nga statuti dhe ligji pasi sipas kuadrit ligjor aktual, detyra e auditorit është të raportojë tek autoritetet rregullatore rastin e dyshuar/konfirmuar të shkeljes apo mosrespektimit të ligjit. Pastaj, nëse ka ndonjë anomali, diskutoni të njëjtën gjë me personat e ngarkuar me qeverisjen dhe nëse informacioni i mjaftueshëm nuk është marrë, atëherë auditori mund të kërkojë këshilla ligjore.

Në pjesën e fundit në kuadër të konferencës u zhvillua fillimisht sesioni i parë i Edukimit të Vazhdueshëm Profesional me temë: “Përgjegjësitë e profesionistëve të kontabilitetit dhe auditimit në Parandalimin e Pastrimit të Parave” meligjëruesë: Znj. Flutra Blakçori dhe Z. Arton Hajdari nga Njësia e Intelegjencës Financiare (NJIF). Në këtë pjesë të sesionit te EVP-ve u diskutua mbi elementet themelore kundër pastrimit të parave: çfarë mund të bëjnë auditorët/kontabilistët për të dhënë një kontribut pozitiv për interesin publik.

Ndërsa në sesionin e dytë në kuadër të konferencës, krejt në fund u zhvillua edhe sesioni tjetër i Edukimit të Vazhdueshëm Profesional me temë: “Kërkesat dhe procedurat e inspektimit të inspektorëve të punës” me ligjërues: Z. Ahmet Delolli – Koordinator i Inspektoratit të Punës në Rajonin e Prishtinës. Ky sesion mundësoi ndarjen e informacionit teknik dhe këshilla mbi praktikat më efikase të zbatimit të ligjeve dhe dispozitave relevante në fushën e punës dhe ishte një mundësi unike për të diskutuar mbi kërkesat e inspektorëve të punës në terren dhe për mbarëvajtjen e inspektimeve në përgjithësi.

Pjesë e kësaj konference dhe paneleve të diskutimit dhe sesioneve të EVP-se ishin anëtarët e dy shoqatave Instituti AAB dhe SHKÇAK.Prandaj gjatë tërë konferencës nga shumica e akterëve në diskutimet e tyre si në pjesë hyrëse dhe gjatë paneleve dhe sesioneve tjera u mirëprit bashkëpunimi midis shoqatave profesionale Instituti AAB dhe SHKÇAK dhe anëtarësive të tyre përkatëse si në temat e kësaj konference por u përkrahen edhe për temat tjera në të ardhmen dhe aktivitetet e përbashkëta.

Instituti AAB falenderon SHKÇAK, për bashkëpunimin e ofruar për këtë konferencë.

Mirëupafshim në organizimet tjera të përbashkëta!

Share:

Dje dhe sot është mbajtur sesioni i radhës i EVP-së për anëtarët e Institutit AAB




Në kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, me datë 24/10/2023 dhe 25/10/2023 Instituti AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar organizoi sesionin e radhës të EVP-së për anëtarët e Institutit AAB me temat:

• SNMC/ISQM 1 – Standardi ndërkombëtar për menaxhimin/kontrollin e cilësisë – Menaxhimi/Kontrolli i cilësisë për firmat që kryejnë auditime apo rishikime të pasqyrave financiare, ose angazhime të tjera të sigurisë apo shërbimeve të lidhura.

• SNMC/ISQM 2 – Standardi ndërkombëtar për menaxhimin e cilësisë , rishikimet e cilësisë së angazhimit.

• SNA/ISA 220 (rishikuar) – Standardet ndërkombëtare të auditimit, kontrolli i cilësisë për auditimin të pasqyrave financiare.

Ligjërues i këtij sesioni ishte Z. Genc Gigollaj – Auditor i Certifikuar.

Share:

Sesioni i radhës i Edukimit të Vazhdueshëm Profesional




Instituti AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar organizon sesionin e rradhës të EVP-së me temat:

– SNMC/ISQM 1 – Standardi ndërkombëtar për menaxhimin/kontrollin e cilësisë – Menaxhimi/Kontrolli i cilësisë për firmat që kryejnë auditime apo rishikime të pasqyrave financiare, ose angazhime të tjera të sigurisë apo shërbimeve të lidhura.
Data: 24.10.2023 Ora: 09:00-13:00 e marte
-SNMC/ISQM 2 – Standardi ndërkombëtar për menaxhimin e cilësisë , rishikimet e cilësisë së angazhimit.
Data: 25.10.2023 Ora: 09:00 – 11:00 e merkure
-SNA/ISA 220 (rishikuar) – Standardet ndërkombëtare të auditimit, kontrolli i cilësisë për auditimin të pasqyrave financiare.
Data: 25.10.2023 Ora: 11:00 – 13:00 e merkure
Vendi: Instituti AAB, Objekti i Kolegjit AAB
Ligjërues: Genc Gigollaj – Auditor i Certifikuar

Share:

Sesioni i radhës i Edukimit të Vazhdueshëm Profesional




Në kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, me datë 04 tetor 2023 Instituti AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar organizoi sesionin e radhës të EVP-së për anëtarët e Institutit AAB
• SNRF 16 Qiratë
Ligjërues i këtij sesioni ishte Z. Gëzim Mustafa – Auditor i Certifikuar

Share:

Sesioni i radhës i Edukimit të Vazhdueshëm Profesional




Instituti AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar organizon sesionin e rradhës të EVP-së me temë:
– SNRF 16 Qiratë
Data: E mërkure, 04 Tetor 2023
Ora: 09:00-13:00
Vendi: Instituti AAB, Objekti i Kolegjit AAB
Ligjërues: Gëzim Mustafa – Auditor i Certifikuar

Share:

Manuali i Kodit Ndërkombëtar të Etikës për Profesionistët Kontabël nga IESBA [BSNEK], botimi 2023, tani është në dispozicion




Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Etikës për Kontabilistët (IESBA) publikoi Manualin e edicionit 2023 të Kodit Ndërkombëtar të Etikës për Kontabilistët Profesionistë (përfshirë Standardet Ndërkombëtare të Pavarësisë) (verzioni anglisht). Ky manual zëvendëson botimin e vitit 2022 dhe përfshin rishikimet e mëposhtme:

• Rishikimet në lidhje me (a) përkufizimin e ekipit të angazhimit dhe (b) auditimet e grupit. Rishikimet kanë të bëjnë me pavarësinë dhe implikimet e tjera të ndryshimeve të bëra në përkufizimin e “ekipit të angazhimit” në Kod për t’u lidhur me ndryshimet në përkufizimin e të njëjtit term në Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (SNA) dhe Standardet Ndërkombëtare të Menaxhimit të Cilësisë të (ISQM). Rishikimet trajtojnë gjithashtu në mënyrë holistike konsideratat e ndryshme të pavarësisë në një auditim të pasqyrave financiare të grupit. Dispozitat e rishikuara në lidhje me përkufizimin e auditimeve të ekipit të angazhimit dhe grupit do të jenë efektive për auditimet e pasqyrave financiare dhe auditimet e pasqyrave financiare të grupit për periudhat që fillojnë më ose pas 15 dhjetorit 2023. Inkurajohet miratimi i hershëm i rishikimeve.

• Skadimi i ardhshëm i “dispozitës juridike” që adreson shoqërimin e gjatë të personelit me një klient auditimi. Dispozita juridike do të skadojë dhe nuk do të jetë më e disponueshme për auditimet e pasqyrave financiare për periudhat që fillojnë më ose pas datës 15 dhjetor 2023. Sipas dispozitës juridike (paragrafi R540.20 i Kodit), ku një organ legjislativ ose rregullator (ose organizatë e autorizuar ose i njohur nga ky organ legjislativ ose rregullator) ka vendosur një periudhë ftohjeje për një partner angazhimi më pak se pesë vjet rresht, kjo periudhë më e shkurtër ftohjeje mund të zbatohet, duke iu nënshtruar një qendrimi prej tre vjetësh, me kusht që koha e zbatueshme – periudha e përdorimit nuk i kalon shtatë vjet.

Pjesa e pasme e Manualit 2023 përmban rishikimet e Kodit të miratuara nga IESBA, të cilat nuk janë ende efektive. Këto rishikime do të hyjnë në fuqi në dhjetor 2024 dhe përfshijnë:

• Rishikime të përkufizimit të një entiteti me interes publik (PIE).

• Ndryshime në përkufizimet e “klientit të auditimit” dhe “klientit të auditimit në grup” në Fjalor, që rrjedhin nga rishikimet e miratuara të përkufizimeve të njësisë ekonomike të listuar dhe PIE.

• Rishikimet e lidhura me teknologjinë.

Klikoni këtu për të mësuar më shumë rreth Kodit IESBA.

Bordi Ndërkombëtar i Standardeve të Etikës për Kontabilistët (IESBA) është një bord i pavarur global për vendosjen e standardeve. Misioni i IESBA është t’i shërbejë interesit publik duke vendosur standarde të cilësisë së lartë, të etikës ndërkombëtare (përfshirë pavarësinë) si një gurthemel për sjelljen etike në biznes dhe organizata, dhe për besimin e publikut në informacionin financiar dhe jofinanciar që është thelbësor për informacionin e duhur, funksionimin dhe qëndrueshmërinë e organizatave, tregjeve financiare dhe ekonomive në mbarë botën.

Share:

Përfaqësues nga Instituti AAB ishin pjesë e takimit për dy ditë me radhë, me datë 16-17 maj 2023 në Vjenë, Austri të organizuar nga Banka Botërore




Takimi ishte inaugurues i Forumit Rajonal të Sigurimit të Cilësisë së Auditimit me temë “Përmirësimi i cilësisë së auditimit në vendet e Ballkanit Perëndimor përmes bashkëpunimit rajonal” dhe i cili u zhvillua në kuadër të Programit “Rruga drejt Evropës për Reformën e Kontabilitetit dhe Forcimin Institucional për NVM (REPARIS for SMEs)”.

Objektivat kryesore të këtij forumi në takimin inagurues ishin:

》Kuptimi se si Komiteti i Organeve Evropiane të Mbikëqyrjes së Auditimit (CEAOB) kryen vlerësimet mbi ekuivalencën dhe përshtatshmërinë.

》Nxjerrja e mësimeve nga përvoja e Republikës Sllovake dhe Shqipërisë në fushën e mbikëqyrjes publike dhe sistemeve të sigurimit të cilësisë, si dhe mësime nga Instituti i Kontabilistëve të Çertifikuar në Angli dhe Wales mbi rolin e tyre në lidhje me detyrat e deleguara.

》Dakordimi i vendeve të Ballkanit Perendimor për një program trajnimi për inspektorët e sigurimit të cilësisë që do të zhvillohet dhe do të ofrohet në kuadër të REPARIS për NVM-të.

》Dakordimi për programin e punës së Forumit për 18 muajt e ardhshëm, duke përfshirë shpeshtësinë e takimeve.

Share:

Takime me rendësi të përfaqësuesve të Institutit AAB me anëtarët e FCM-së




Përgjatë aktiviteteve që po zhvillohen në kuadër të Mbledhjes së Përgjithshme të Asamblesë së Federatës Mesdhetare të Kontabilistëve (FCM), si në seminarin e organizuar nga FCM në bashkëpunim me Institutin e Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) në Shqipëri me fokus në kërkesat dhe standardet e reja evropiane të raportimit të qëndrueshmërisë përfaqësues të Institutit AAB nga zyra ekzekutive dhe bordi zhvilluan një sërë takimesh me rëndësi me anëtarët e FCM dhe me presidentin e FCM, Giorgio De Giorgi.

Drejtori Ekzekutiv i Instiutit AAB Ylber Prekazi mori përkrahje nga presidenti i FCM dhe anëtarët tjerë për procesin e nisur nga viti i kaluar që edhe Instituti AAB të bëhet pjesë e FCM në takimim e radhës që mbahet këtë vit në Francë.

Përkrahje të madhe Institutit AAB në këtë proces është duke dhënë SCAAK e cila është anëtare e FCM, prandaj bashkpunimi në shumë fusha që ka filluar midis Institutit AAB dhe SCAAK në vitet e fundit, po korurzohet edhe me sponzorizimin nga kjo e fundit për Institutin AAB që të bëhet pjesë e FCM dhe në të ardhmen e IFAC dhe organizatave tjera rajonale e globale me rëndësi në fushën e kontabilitetit dhe auditimit.

Gradualisht Instituti AAB po rritet dhe po zgjerohet duke u bërë pjesë edhe e organizatave rajonale dhe globale për të çuar përpara zhvillimin profesional në fushën e kontabilitetit, menaxhimit financiar dhe auditimit në Kosovë.

Share:

Instituti AAB pjesë e edicionit të 15-të Education Fair / Panairi i Edukimit




Edhe këtë vit Instituti AAB do të jetë pjesë e Panairit të Edukimit, në edicionin e 15-të me radhë i cili mbahet me datë 27 dhe 28 prill.

Rendite emrin tënd në listën e profesionistëve më të kërkuar në vend dhe më gjerë.

Ejani dhe informohuni me mundësitë që ofron Instituti AAB në programet certifikuese:

• Teknik i Kontabilitetit
• Kontabilist I Certifikuar
• Auditor I Certifikuar

Ju mirëpresim!

Share:

Sesioni i radhës i EVP-ve në bashkëpunim me ATK-në




Më datë 24.04.2023, Instituti AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës realizuan Seminarin/Edukimin e Vazhdueshëm Profesional (EVP) me temat:

  • Aplikimi i ngarkesës së kundërt të TVSH-së në ndërtimtari
  • Aplikimi i ngarkesës së kundërt të TVSH-së në shërbimet e blera jashtë vendit

Ne këtë Seminar/EVP përveç prezantimeve, janë ofruar edhe përgjigjet për pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, të cilët ishin jashtëzakonisht të interesuar.

Ligjërues: Sami Salihu – Zëvendës Drejtor Ekzekutiv në Administratën Tatimore të Kosovës

Share: