Regjistrimet për Sesionin Shkurt 2026 janë hapur!




Nëse po mendon të rritesh profesionalisht dhe të ndërtosh një karrierë të sigurt, je në vendin e duhur.

📘 Programet tona:

📚 Teknik i Kontabilitetit

🧾 Kontabilist i Certifikuar

🔍 Auditor i Certifikuar

🏛️ Auditor i Brendshëm i Certifikuar

💼 Këshilltar Tatimor

Mëso nga profesionistë, certifiko aftësitë e tua dhe hap dyert drejt mundësive të reja! Na shkruaj për më shumë info ose për të rezervuar vendin tënd!

Ju mirëpresim!

Share:

Konferencë: “Ndërtimi dhe mirëmbajtja e besimit në sistemin tatimor për një të ardhme të qëndrueshme”




Instituti AAB për Kontabilistë dhe Auditorë të Certifikuar shënoi Ditën Ndërkombëtare të Kontabilitetit me organizimin e konferencës me temë:

“Ndërtimi dhe mirëmbajtja e besimit në sistemin tatimor për një të ardhme të qëndrueshme”.

Ngjarja mblodhi profesionistë të fushës së kontabilitetit, auditimit dhe tatimeve, si dhe përfaqësues nga institucione të rëndësishme publike dhe private.

Konferenca u hap nga Kryetari i Bordit të Institutit, z. Avni Berisha, ndërsa fjalën përshëndetëse e mbajti Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, z. Mentor Hyseni.

Paneli diskutues, i udhëhequr nga znj. Artenisa Beka, anëtare e Institutit AAB, trajtoi çështje kyçe mbi transparencën fiskale dhe rolin e profesionistëve të kontabilitetit në forcimin e besimit publik.

Në panel morën pjesë:

z. Sami Salihu, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm, Administrata Tatimore e Kosovës

z. Florin Lata, Avokat, Vokshi & Lata

z. Arben Dubova, Auditor i Certifikuar, Anëtar i Institutit AAB

Konferenca u përmbyll me një sesion të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional me temën:

“Blockchain si nxitës i inovacionit dhe sigurimit të besueshmërisë” me ligjërues z. Besart Vllahinja, VLLNX Tech LLC Themelues & CEO.

Ky aktivitet shënon përkushtimin e Institutit AAB për të avancuar profesionin e kontabilitetit dhe auditimit, përmes edukimit të vazhdueshëm dhe nxitjes së dialogut profesional ndërmjet institucioneve dhe ekspertëve të fushës.

Share:

Intervista e Drejtorit Ekzekutiv të Institutit AAB në kuadër të serisë “Zërat Mesdhetarë” të FCM




Është publikuar intervista e Prof. Ass. Dr. Ylber Prekazi, Drejtor Ekzekutiv i Institutit AAB për Kontabilistë dhe Auditorë të Çertifikuar, dhënë në kuadër të serisë “Zërat Mesdhetarë” (Mediterranean Voices), një iniciativë e re e komunikimit nga Federata e Kontabilistëve të Çertifikuar Mesdhetarë (FCM).

Kjo seri synon të:

Nxjerrë në pah lidershipin dhe vizionin strategjik të organizatave anëtare të FCM-së;

Ndajë njohuri mbi sfidat dhe zhvillimet aktuale të profesionit të kontabilitetit në rajonin e Mesdheut;

Reflektojë diversitetin, pasurinë dhe dimensionin njerëzor të komunitetit të FCM-së.

Në intervistë, Dr. Prekazi ndan mendimet e tij mbi rolin e Institutit AAB në zhvillimin profesional të kontabilistëve dhe auditorëve në Kosovë, sfidat teknologjike me të cilat përballet profesioni, si dhe rëndësinë e transparencës, etikës dhe qëndrueshmërisë në raportimin financiar. Ai gjithashtu flet për përfitimet që sjell anëtarësimi në FCM dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar.

👉 Intervistën e plotë mund ta lexoni këtu: Shkarko dokumentin PDF


Share:

Marrëveshje bashkëpunimi në mes të INSTITUTIT AAB dhe ZKA




Prishtinë, 31 Korrik 2025 – Instituti AAB për Kontabilistë dhe Auditorë të Certifikuar dhe Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) kanë zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit të tyre përmes nënshkrimit të marrëveshjes së re, me fokus në zhvillimin profesional të vazhdueshëm të stafit të ZKA-së.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit AAB për Kontabilistë dhe Auditorë të Certifikuar, Ylber Prekazi dhe Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit që ka për qëllim zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve profesionale të stafit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) nëpërmjet programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Vazhdimi i bashkëpunimit ndërmjet Institutit AAB për Kontabilistë dhe Auditorë të Certifikuar dhe ZKA-së, synon ngritjen e vazhdueshme të njohurive dhe aftësive profesionale të auditorëve, promovimin e praktikave të mira, dhe rritjen e cilësisë në auditim.

Share:

Më datat 29-31 maj 2025, në Ulqin, Mali i Zi, u mbajt Mbledhja e Përgjithshme e Asamblesë së FCM-së dhe Simpoziumi i 10-të Ndërkombëtar i Kontabilistëve dhe Auditorëve të Malit të Zi




Në këto ngjarje të rëndësishme Institutin AAB e përfaqëson Drejtori Ekzekutiv, Z. Ylber Prekazi, dhe Kryetrai i Bordit, Z. Avni Berisha.

Në agjendën e Mbledhjes së Përgjithshme të FCM-së ishin përfshirë:

• Propozimi dhe aprovimi i anëtarit të ri në FCM nga Malta (The Malta Institute of Accountants (MIA)

• Prezantimi dhe aprovimi i pasqyrave financiare për vitin 2024;

• Diskutimi i çështjeve të tjera me rëndësi.

Simpoziumi i 10-të Ndërkombëtar i Kontabilistëve dhe Auditorëve të Malit të Zi, organizuar nga Institute of Certified Accountants of Montenegro (ICAM) u hap me tryezen e rrumbullakët të FCM – Fédération des Experts Comptables Mediterranéens / Federation of Mediterranean Accountants – Mesdheu në Fokus, ku FCM organizoj një sesion të dedikuar të tryezës së rrumbullakët mbi “Kapitali Privat dhe Prioritetet Institucionale”.

Ky simpozium kishte në fokus tematikën kryesore “Zbatimi dhe promovimi i raportit ROSC për kontabilitetin dhe auditmin dhe avancimi i raportimit të qëndrueshmërisë në përputhje me standardet e BE-së, veçanarisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM)”.

Ndër pikat e agjendës së simpoziumit ishin temat në vijim:

• Zbatimi i Raportit ROSC për Kontabilitetin dhe Auditimin në Mal të Zi

• Raportimi mbi Qëndrueshmërinë dhe Reformat për NVM-të

• Reformat në Kornizën Rregullatore për Kontabilitetin dhe Auditimin

• Transformimi Dixhital dhe Inteligjenca Artificiale në Kontabilitet dhe Auditim

• Zhvillimi Profesional dhe Edukimi i Vazhdueshëm i Kontabilistëve dhe Auditorëve

Ky simpozium në përgjithësi shërbeu si platformë për shkëmbimin e përvojave ndërkombëtare dhe promovimin e përputhjes me standardet evropiane dhe ndërkombëtare në kontabilitet dhe auditim.

Pjesë e kësaj konference ishin edhe anëtarë nga bordi dhe trupave tjerë të FNK-së, presidentja e IESBA-së, përfaqësues nga Accountancy Europe, përfaqësues të ACCA-së, anëtarë të tjerë të shoqatave pjesë e FCM – së e FNK-së, përfaqësues të institucioneve akademike e publike te Malit të Zi e rajonit, etj.

Këto ngjarje ofruan një mundësi të shkëlqyer për përfaqësuesit e Institutit AAB, duke kontribuar në diskutimet strategjike mbi çështje të rëndësishme që ndikojnë në fushën e kontabilitetit dhe auditimit.

Share:

Zgjedhet Kryetari dhe Nënkryetari i Ri i Bordit të Institutit AAB




Të enjten (08.05.2025) është mbajtur Mbledhja e parë e Bordit të Ri të Institutit AAB për Kontabilistë dhe Auditorë të Certifikuar. Në këtë takim si pikë e parë e rendit të ditës ishte zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarit me mandat 4 vjeqar.

Unanimisht është votuar për zgjedhjen e Zt.Avni Berisha për Kryetar Bordi dhe Znj. Albina Bajrami Zeqiri si Nënkryetare.

Mbledhja ka vazhduar me elaborimin e të gjitha pikave të rendit të ditës, ku nga anëtarët janë dhënë sugjerime të vlefshme për hapat që do të ndërmerren për zhvillimin e Institutit AAB, me theks të veçantë rrugën që duhet ta ndjekim për anëtarësim në Federatën Ndërkombëtare të Kontabilitetit.

Faleminderit anëtarëve të rinj të bordit për angazhimin e tyre; bashkarisht do ta pasurojmë më shumë profesionin e kontabilistit dhe auditorit.

#institutiaab#newboardmember

Share:

MBLEDHJA E PËGJITHSHME VJETORE E KUVENDIT TË ANËTARËVE




Kuvendi i Anëtarëve me datë 27.02.2025 ka mbajtur Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore, e cila u zhvillua në ambientet e Institutit AAB.

Në Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore të Kuvendit të Anëtarëve, u trajtuan çështjet kyçe që lidhen me shqyrtimin e raportit vjetor dhe aktivitetet e vitit të kaluar. Pjesëmarrësit diskutuan vlerësimin e performancës së organizatës gjatë vitit 2024, si dhe analizuan raportin e auditorit për këtë vit. Gjatë mbledhjes, u theksua rëndësia e transparencës dhe menaxhimit të duhur financiar. Raporti i auditorit u vlerësua si një instrument kyç për rritjen e besueshmërisë dhe përforcimin e qëndrueshmërisë financiare të shoqatës.

Në fund, dëshirojmë të shprehim falënderimin tonë për të gjithë anëtarët për angazhimin dhe dedikimin e tyre në zhvillimin e mëtutjeshëm të Institutit AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar.

Do të vazhdojmë të punojmë me profesionalizëm dhe përkushtim për të përmbushur qëllimet tona të përbashkëta dhe për të rritur standardet e shërbimeve të ofruara në fushën e kontabilitetit dhe auditimit.

“Bashkë e pasurojmë më shumë profesionin e Kontabilistit dhe Auditorit.”

Share:

EVP: Vendi i furnizimit të mallrave/shërbimeve dhe Ngarkesa e kundërt për TVSH




Fillojmë Edukimin e Vazhdueshëm Profesional për vitin 2025!

✅Sot është mbajtur sesioni i parë në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional për Anëtarët e Institutit AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar nga fusha e Ligjet/Tatime & Të tjera me temë:

-Vendi i furnizimit të mallrave/shërbimeve dhe Ngarkesa e kundërt për TVSH –

🗣️Ligjërues: Sami Salihu

Ju faleminderit të gjithë pjesëmarrësve në këtë sesion të rëndësishëm të EVP-së!

Share:

Përfaqësuesit e Institutit AAB ishin pjesë e Asamblesë së Përgjithëshme të Federatës Mesdhetare të Kontabilistëve




Përfaqësuesit e Institutit AAB ishin pjesë e Asamblesë së Përgjithëshme të Federatës Mesdhetare të Kontabilistëve #FCM, e cila kësaj radhe u mbajtë në Paris, Francë.

Diskutimet kryesore të këtij takimi ishin miratimi i buxhetit dhe aktivitetet e planifikuara për vitin 2025.

Propozimet e dhëna nga #institutiaab janë mirëpritur nga presidenti i FCM-së Z. Nelson Ferriera dhe ka falenderuar përfaqësuesit e Institutit AAB për kontributin e dhënë, duke theksuar se janë shumë me vlerë dhe i përkrah plotësisht.

Instituti AAB paraqiti para anëtarëve të FCM-së këto propozime:

1) Te pika nga rendi i ditës “Plani i aktiviteteve” i cili brenda tij përfshinë edhe dokumentin e strategjisë afatmesme, të ndahet në dy dokumente: Strategjia afatmesme e FCM-së dhe Plani vjetor i aktiviteteve.

2) Të rritet bashkëpunimi dhe shfrytëzimi me i madh i praktikave të mira të instituteve/shoqatave anëtare, për të ngritur institutet/shoqatat tjera në nivel më të lartë.

3) Në buxhetin e vitit 2025, të shtohet një linjë buxhetore për promovimin me të madh të FCM-së si organizatë dhe aktiviteteve të saj, si dhe rritje të anëtarësisë me institute/shoqata nga shtete tjera të cilat nuk janë anëtare në #FCM.

Njëkohësisht përveç takimit të rregullt nga anëtarët e FCM-së, u mbajtë dhe cerëmonia festive me rastin e 25-vjetorit të themelimit të FCM-së. Pjesë e kësaj feste ishte edhe kryeshefi ekzekutiv i Federatës Ndërkombëtare te Kontabilistëve zt.Lee White, i cili mbajti një fjalë rasti.

Drejtori Ekzekutiv Z. Ylber Prekazi pati rastin që ta takoj kryeshefin ekzekutiv të IFAC Z. Lee White duke prezentuar #institutinaab si dhe punën dhe angazhimet që jemi duke i bërë që të jemi anëtar i #IFAC, dhe anëtarësia jonë të jetë pjesë e rrjetëzimit global e profesionistëve të kontabilitetit dhe auditimit.

#institutiaab#FCM#IFAC#accounting#meeting

Share:

Konferencë – TRANSFORMIMI DIGJITAL NË FUSHËN E KONTABILITETIT DHE AUDITIMIT




Konferenca e organizuar nga Instituti AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar me temë:

“TRANSFORMIMI DIGJITAL NË FUSHËN E KONTABILITETIT DHE AUDITIMIT” është mbajtur dje me praninë e personaliteteve të rëndësishme të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfaqësues nga sektori privat, anëtarë të Institutit AAB dhe pjesëmarrës të tjerë.

Transformimi digjital në kontabilitet dhe auditim nuk është më një tendencë, por një domosdoshmëri. Teknologjitë e reja ofrojnë mundësi për të përmirësuar efikasitetin, saktësinë dhe sigurinë, duke ndihmuar profesionistët që të përmbushin kërkesat e tregut të sotëm dhe të ofrojnë shërbime më të avancuara dhe më të besueshme.

Lidhur me temën një fjalë rasti u mbajtë nga përfaqësuesit e këtyre institucioneve të Republikës së Kosovës:

Ministria e Financave / Republika e Kosovës

Zyra Kombëtare e Auditimit/National Audit Office

Administrata Tatimore e Kosovës

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës

@Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar

Avni Berisha, Anëtar i Institutit AAB, udhëheqi panelin diskutues si pjesë e konferencës për temën e lartëcekur me të ftuar:

Znj. Arta Limani Beqiri, Partner Auditimi, Deloitte Kosova #deloittekosova

Z. Kristian Kabashi, Kryeshef Ekzekutiv në NUMARICS #numarics

Z. Amir Dërmala, Partner Menaxhues, BDO Kosova

Z. Rifat Hyseni, Drejtor i Teknologjisë së Informacionit në Administratën Tatimore të Kosovës #ATK

Z. Vehbi Neziri, Ekspert i Teknologjisë së Informacionit dhe Sistemeve për Menaxhimin e Financave Publike #freebalanse

Gjatë këtij sesioni panelistët treguan rëndësinë e digjitalizimit në profesionin e kontabilitetit dhe auditimit dhe lidhshmërinë e këtij zhvillimi në mes të profesioneve të ndryshme. Ndërsa u përmenden edhe përfitimet qe dalin nga ky transformim siç janë: automatizimi i proceseve, rritja e efikasitetit dhe përmirësimi i transparencës.

Konferenca u përmbyll me Edukim të Vazhdueshëm Profesional më temë:

Auditimi i Teknologjisë Informative

Ligjërues: Korab Gashi, Auditor i TI-së, CISA, CIA

Me këtë rast, Instituti AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar falenderon të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre në këtë konferencë të rëndësishme dhe njëherit profesionistëve jua urojmë Ditën Ndërkombëtare të Kontabilitetit! #AccountingDay

Bashkë e pasurojmë më shumë profesionin e kontabilistit dhe auditorit!

Share: