EVP- SNK 23, SNK 34 dhe SNK 37




Në kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, Instituti AAB organizon sesionin e radhës me temë: SNK 23 Kostot e Huamarrjes, SNK 34 Raportimi Financiar i Ndërmjetëm, SNK 37 Provizionet, Detyrimet e Kushtëzuara dhe Aktivet e Kushtëzuara

Ligjërues: Amir Dërmala

Urojmë që pjesëmarrësit të kenë përfituar njohuri të dobishme për përmirësimin e performancës në angazhimet e tyre profesionale.

Share:

EVP-SNRF për NVM (I përditësuar Shkurt 2025)




Me datë 08.10.2025 në kuadër të Programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, u mbajtë sesioni me temë: “SNRF për NVM (I përditësuar Shkurt 2025)”.

Ligjëruese: Vlera Zeqiri

Urojmë që pjesëmarrësit të kenë përfituar njohuri të dobishme për përmirësimin e performancës në angazhimet e tyre të përditshme.

Share:

EVP-SNA 610 – Përdorimi i punës së auditorëve të brendshëm (I rishikuar) & SNA 620 – Përdorimi i punës së ekspertit të auditorit




kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, Instituti AAB organizon sesionin e radhës me temë:

“SNA 610 – Përdorimi i punës së auditorëve të brendshëm (I rishikuar) & SNA 620 – Përdorimi i punës së ekspertit të auditorit”

Ligjërues: Genc Gigollaj

Urojmë që pjesëmarrësit të kenë përfituar njohuri të dobishme për përmirësimin e performancës në angazhimet e tyre të përditshme.

Share:

EVP-Zbatimi i standardeve të menaxhimit të cilësisë në firmat e auditimit




Në kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, Instituti AAB organizoI sesionin e radhës me temë:

“Zbatimi i standardeve të menaxhimit të cilësisë në firmat e auditimit”

📅 Data: 30.05.2025

🕒 Koha: 09:00 – 13:00

📍 Vendi: Instituti AAB

👨‍💼Ligjërues: Gëzim Mustafa

📚 Ky sesion ishte i fokusar në sfidat e firmave të auditimit në zbatimin e standardeve të menaxhimit te cilesise në dritën e kërkesave të Standardeve Ndërkombëtare të Menaxhimit të Cilësisë.

Share:

EVP-Menaxhimi i regjistrimit të stoqeve: standardet (SNK-2), llogaritjet, ndikimet financiare dhe implikimet tatimore




Me datë 06.05.2025 në kuadër të Programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, është mbajtur sesioni me temë:

“Menaxhimi i regjistrimit të stoqeve: standardet (SNK-2), llogaritjet, ndikimet financiare dhe implikimet tatimor

Ligjërues: Arben Dubova

Urojmë që ky sesion të sjellë njohuri të vlefshme dhe të ndihmojë në përmirësimin e përditshmërisë suaj profesionale!

Share:

EVP-Deklarimet tremujore/vjetore në ATK dhe Sponzorizimet




Në kuadër të Programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional me 24 mars është mbajtur sesioni me temë:

“Deklarimet tremujore/vjetore në ATK dhe Sponzorizimet”

Ligjërues: Sami Salihu

Urojmë që ky sesion të sjellë njohuri të vlefshme dhe të ndihmojë në përmirësimin e përditshmërisë suaj profesionale!

Share:

EVP-Përgatitja dhe prezantimi i Pasqyrave Financiare sipas SNRF-ve – Me shembuj praktik




Me 21 mars 2025 është mbajtur EVP me temë: “Përgatitja dhe Prezentimi i Pasqyrave Financiare sipas SNRF-ve – Me Shembuj Praktik”

Ligjërues: Zijad Krasniqi

Ju faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për interesimin!

Share:

EVP – Vendi i furnizimit të mallrave/shërbimeve dhe ngarkesa e kundërt për TVSH




Me datë 28.01.2025 është mbajtur sesioni i parë për vitin 2025 në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional për Anëtarët e Institutit AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar nga fusha e Ligjet/Tatime & Të tjera me temë: Vendi i furnizimit të mallrave/shërbimeve dhe Ngarkesa e kundërt për TVSH

Ligjërues: Sami Salihu

Ju faleminderit të gjithë pjesëmarrësve në këtë sesion të rëndësishëm të EVP-së!

Share:

Regjistrimet për Sesionin Shkurt 2026 janë hapur!




Nëse po mendon të rritesh profesionalisht dhe të ndërtosh një karrierë të sigurt, je në vendin e duhur.

📘 Programet tona:

📚 Teknik i Kontabilitetit

🧾 Kontabilist i Certifikuar

🔍 Auditor i Certifikuar

🏛️ Auditor i Brendshëm i Certifikuar

💼 Këshilltar Tatimor

Mëso nga profesionistë, certifiko aftësitë e tua dhe hap dyert drejt mundësive të reja! Na shkruaj për më shumë info ose për të rezervuar vendin tënd!

Ju mirëpresim!

Share:

Konferencë: “Ndërtimi dhe mirëmbajtja e besimit në sistemin tatimor për një të ardhme të qëndrueshme”




Instituti AAB për Kontabilistë dhe Auditorë të Certifikuar shënoi Ditën Ndërkombëtare të Kontabilitetit me organizimin e konferencës me temë:

“Ndërtimi dhe mirëmbajtja e besimit në sistemin tatimor për një të ardhme të qëndrueshme”.

Ngjarja mblodhi profesionistë të fushës së kontabilitetit, auditimit dhe tatimeve, si dhe përfaqësues nga institucione të rëndësishme publike dhe private.

Konferenca u hap nga Kryetari i Bordit të Institutit, z. Avni Berisha, ndërsa fjalën përshëndetëse e mbajti Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, z. Mentor Hyseni.

Paneli diskutues, i udhëhequr nga znj. Artenisa Beka, anëtare e Institutit AAB, trajtoi çështje kyçe mbi transparencën fiskale dhe rolin e profesionistëve të kontabilitetit në forcimin e besimit publik.

Në panel morën pjesë:

z. Sami Salihu, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm, Administrata Tatimore e Kosovës

z. Florin Lata, Avokat, Vokshi & Lata

z. Arben Dubova, Auditor i Certifikuar, Anëtar i Institutit AAB

Konferenca u përmbyll me një sesion të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional me temën:

“Blockchain si nxitës i inovacionit dhe sigurimit të besueshmërisë” me ligjërues z. Besart Vllahinja, VLLNX Tech LLC Themelues & CEO.

Ky aktivitet shënon përkushtimin e Institutit AAB për të avancuar profesionin e kontabilitetit dhe auditimit, përmes edukimit të vazhdueshëm dhe nxitjes së dialogut profesional ndërmjet institucioneve dhe ekspertëve të fushës.

Share: