Ftesë për Pjesëmarrje në Edukim të Vazhdueshëm Profesional (EVP)




Të ndëruar anëtarë dhe pjesëmarrës tjerë të interesuar,

Ju njoftojmë se Instituti AAB po organizon një sesion të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) në lidhje me: Përgatitja e pasqyrave financiare nga kontabilistët sipas SNRF-ve dhe kërkesave të KKRF-së – me shembuj praktik’

📅 Data 10.02.2024

🕒 Koha: 13.00 -17.00

📍 Vendi: Instituti AAB

Tema kryesore: Përgatitja e pasqyrave financiare nga kontabilistët sipas SNRF-ve dhe kërkesave të KKRF-së – me shembuj praktik

Ligjerues: Sylejman Maçastena

Pjesëmarrja në sesionin e Edukimit të Vazhdueshëm Profesional do të rritë aftësitë tuaja në përgatitjen e pasqyrave financiare, duke ofruar njohuri të thelluara dhe shembuj praktikë, çka do të përmirësojë pozicionin tuaj në fushën e kontabilitetit dhe mundësinë për avancim në karrierë.

Ju mirëpresim!

Share:

Sesioni i parë 2024 i Edukimit të Vazhdueshëm Profesional




Me datë 30/01/2024 u mbajt sesioni i parë për vitin 2024 në kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional me temë:
“Ndryshimet e fundit tatimore, në veçanti Ligji Nr.08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore”

Ligjerues: Sami Salihu, Zv.Drejtor në ATK

Në këtë sesion të EVP-së u trajtuan ndryshimet e fundit tatimore, në veçanti në Ligjin Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore. Gjatë ligjeratës janë ofruar edhe përgjigjet për pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, të cilët ishin jashtëzakonisht të interesuar.

Share:

Ftesë për Pjesëmarrje në Edukim të Vazhdueshëm Profesional




Të ndëruar anëtarë dhe pjesëmarrës tjerë të interesuar

Ju njoftojmë se Instituti AAB po organizon një sesion të veçantë të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) në lidhje me “Ndryshimet e Fundit Tatimore”, me theks të veçantë në Ligjin Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore, i cili hyn në fuqi në fund të këtij muaji.

Ky sesion do të ju ndihmoj për të kuptuar thellësisht ndryshimet ligjore të fundit dhe për të përditësuar njohuritë tuaja në proceduren e administrimit tatimor në Republikën e Kosovës.

📅 Data 30.01.2024

🕒 Koha: 13.00 -17.00

📍 Vendi: Instituti AAB

Tema kryesore: “Ndryshimet e fundit tatimore, në veçanti Ligji Nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore”

Ligjerues: Sami Salihu, Zv.Drejtor në ATK

Kjo është një mundësi e mirë drejt përmirësimit të njohurive tuaja dhe përsosmërisë profesionale.

Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të ndani këtë njoftim me kolegët tuaj.\

Presim se kjo ngjarje do të jetë e pasur në diskutimet dhe përvetësimin e njohurive rreth këtij ligji dhe raportimieve në përputhshmëri me te.

Share:

Afati i provimeve Janar 2024




Të nderuar Anëtarë,

Ju njoftojmë se nga sot është hapur afati i provimeve të Janarit.

Paraqitja e provimeve: 16/01/2024 – 02/02/2024

Ky afat vlen për të gjithë anëtarët, ndërsa paraqitjen mund ta bëni përmes platformës E-Studenti.

Suksese dhe shëndet!

Share:

APLIKO TANI NË PROGRAMIN E RI: AUDITOR I BRENDSHËM I CERTIFIKUAR




APLIKO ONLINE🔗: http://institutiaab.org/apliko/
dhe gjatë ditëve të javës (e hënë – e shtunë) nga ora 08:30-16.30, në Zyrën e Institutit AAB, Rr. Elez Berisha, Nr.56 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Share:

EKSPERTËT E AUTORITETIT KOMBËTAR TË KUALIFIKIMEVE (AKK) VIZITUAN INSTITUTIN AAB




Ekipi vlerësues nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve vizituan Institutin AAB Për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar, ku zhvilluan takime të ndara me menaxhmentin e Institutit të udhëhequr nga Drejtori Ekzekutiv Ylber Prekazi, pastaj me stafin ligjërues të moduleve te veçanta, si dhe takime me kandiatët e certifikuar te secili program, me qëllim të akreditimit të programeve Teknik Kotabiliteti, Kontabilist i Certifikuar, Auditor i Certifikuar, Auditor i Brendshëm i Certifikuar, të cilat ofrohen në kuadër të Institutit AAB.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit AAB ndër të tjera theksojë përpara ekspertëve dhe koodinatorëve të AKK-së, “se me qëllim të njohjës më të mirë kombëtare dhe ndërkombëtare të kualifikimeve tona, dhe zgjerimit të gamës se programeve për trajnim dhe certifikim, organet drejtuese të shoqatës profesionale Instituti AAB, kanë vendosur t’i nënshtrohen procesit të validimit dhe aprovimit e kualifikimeve të cilat njihen brenda Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve”.

Gjatë kësaj vizite, ekspertët, përveç që ishin fokusuar në temat që kanë të bëjnë me organizimin dhe menaxhmentin, personelin, organizimin e trajnimeve, sigurimin e cilësisë etj., ata vizituan objektet përkrahëse të programeve profesionale, duke përfshirë sallat ku zhvillohen ligjeratat, ushtrimet, provimet si dhe gjithë infrastrukturën se ku do të zhvillohen të gjitha aktivitetet rreth trajnimeve për programet certifikuese që ofron Instituti AAB.

Share:

Standardi i ri për auditimet e subjekteve më pak komplekse i lëshuar nga BNSAS (IAASB)




Standardi i pavarur është proporcional, i përshtatur, më i lehtë për t’u naviguar

Bordi Ndërkombëtar i Standardeve të Auditimit dhe Sigurisë (BNSAS/IAASB) publikoi sot Standardin Ndërkombëtar të Auditimit për Auditimet e Pasqyrave Financiare të Njësive më pak komplekse, i njohur si  SNA për SPK (ISA for LCE). SNA për SPK (ISA for LCE) është një standard i pavarur global auditimi i krijuar posaçërisht për bizneset dhe organizatat më të vogla dhe më pak komplekse. Të ndërtuara mbi bazën e Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit (SNA/ISA), auditimet e kryera duke përdorur këtë standard ofrojnë të njëjtin nivel sigurie për auditimet e pranueshme: siguri të arsyeshme. Standardi është efektiv për auditimet që fillojnë në ose pas datës 15 dhjetor 2025 për juridiksionet që miratojnë ose lejojnë përdorimin e tij.

“SNA për SPK nënvizon angazhimin e BNSAS për të garantuar besueshmërinë dhe sigurinë e raportimit financiar për njësitë ekonomike të të gjitha madhësive. Duke shfrytëzuar Standardet Ndërkombëtare të Auditimit si pikënisjen tonë, ne po kultivojmë një mjedis ku auditimet kryhen në një mënyrë globale të qëndrueshme dhe me cilësi të lartë për entitetet më të vogla. Veprimet e BNSAS synojnë të frymëzojnë besim më të madh dhe të kontribuojnë në stabilitetin e përgjithshëm dhe besueshmërinë e informacionit në ekosistemin e raportimit të jashtëm. Kemi dëgjuar gjithashtu se ky standard duhet të japë një shtysë për evoluimin e auditimit në ekonomitë në zhvillim,” tha kryetari i BNSAS, Tom Seidenstein. “Tani i drejtohemi çdo juridiksioni dhe autoriteteve dhe rregullatorëve të tyre mbikëqyrës për të vendosur nëse do ta miratojmë standardin. Ne inkurajojmë praktikuesit dhe të tjerët që t’u drejtohen autoriteteve në juridiksionet e tyre për të mbrojtur SNA për miratimin e SPK.”

Të publikuara së bashku me SNA për SPK janë një bazë për konkluzione, të cilat detajon reagimet nga periudha e konsultimit publik, një fletë faktesh të nivelit të lartë dhe një dokument me pyetje të shpeshta. Materiale shtesë për të ndihmuar juridiksionet të lundrojnë në adoptim do të lëshohen në vitin 2024, duke përfshirë udhëzime plotësuese, një fletë faktesh mbi birësimin dhe një udhëzues zbatimi për herë të parë.

Të gjitha materialet mund të aksesohen në faqen e internetit të BSNAS: iaasb.org/ISAforLCE

Share:

Sot me 05/12/2023 është duke u mbajtur sesioni i radhës i EVP-së për anëtarët e Institutit AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar.




Instituti AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar organizoi sesionin e rradhës të EVP-së për dy ditë me temat:
– SNA/ISA 200 Objektivat e përgjithshme të audituesit të pavarur dhe kryerja e një auditimi në pajtim me standardet ndërkombëtare të auditimit.
-SNA/ISA 300 – Planifikimi i një auditimi të pasqyrave financiare

Kurse të nesërmen me datë 06/12/2023 do të mbahet EVP me temë:
-Standardi Ndërkombëtar për angazhimet e rishikimeve 2400 (I rishikuar)

Data: 06/12/2023 Ora: 14:00-18:00
Vendi: Instituti AAB, Rr.Elez Berisha, Prishtine

Ligjërues: Z.Ardian Rexhaj- Auditor i Certifikuar

Share:

Sesioni i radhës i EVP-së për anëtarët e Institutit AAB




Instituti AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar organizon sesionin e rradhës të EVP-së për dy ditë me temat:

– SNA/ISA 200 Objektivat e përgjithshme të audituesit të pavarur dhe kryerja e një auditimi në pajtim me standardet ndërkombëtare të auditimit.
-SNA/ISA 300 – Planifikimi i një auditimi të pasqyrave financiare
Data: 05/12/2023
Ora: 14:00-18:00

-Standardi Ndërkombëtar për angazhimet e rishikimeve 2400 (I rishikuar)
Data: 06/12/2023
Ora: 14:00-18:00

Vendi: Instituti AAB, Rr.Elez Berisha, Prishtine

Ligjërues: Ardian Rexhaj- Auditor i Certifikuar

Share:

Sesioni i radhës i EVP-së për anëtarët e Institutit AAB




Në kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, me datë 22&23 nentor 2023 Instituti AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar organizoi sesionin e radhës të EVP-së për anëtarët e Institutit AAB

– SNRF për NVM

Ligjërues i këtij sesioni ishte Z. Alban Lufi – Auditor I Certifikuar

Share: