BSNK publikon propozime për përditësimin e Standardit të Kontabilitetit për NVM




Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (BSNK) i Fondacionit SNRF ka publikuar propozime për të përditësuar Standardin e Kontabilitetit për NVM-të për të pasqyruar përmirësimet e bëra në standardet e plota të kontabilitetit SNRF, duke e mbajtur standardin të përshtatshëm për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Propozimet për përditësimin e Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar për NVM-të janë publikuar dhe janë të hapura për koment deri më 7 Mars 2023.

Për më shumë klikoni në linkun në vijim:
https://www.ifrs.org/news-and-events/news/2022/09/iasb-publishes-proposals-to-update-its-accounting-standard-for-small-and-medium-sized-entities/

Share:

Instituti AAB Nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me IATP 




Instituti AAB nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me IATP-Integrated Agricultural Technology Agency L.L.C. në bashkëpunim me Kolegjin AAB, për të promovuar bashkëpunimin e përbashkët edukativ e kulturor.

Palët kanë rënë dakord se lëvizjen drejt mësimit gjatë gjithë jetës duhet ta shoqërojë një tranzicion i suksesshëm në ekonominë dhe shoqërinë e bazuar në dije.

Prandaj, promovimi i qytetarisë aktive dhe punsueshmërisë janë qëllime të këtij memorandumi, dhe shihen si po aq të rëndësishme dhe të ndërlidhura për mësimin gjatë gjithë jetës, e ku do të duhej të përfshihen të gjitha format e mësimdhënies dhe të të mësuarit.

Kjo do të arrihet përmes organizimit të përbashkët të kurseve, punëtorive, trajnimeve ndërkombëtare, etj.. Pra, Instituti AAB për Kontabilist dhe Auditorë të Certifikuar do të jetë pjesë e marrëveshjes me IATP në bashkëpunim me Kolegjin AAB.

Share:

Takim në mes Institutit AAB dhe ShKÇAK




Përfaqësues të Institutit AAB per Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar priten në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK). Diskutimet u zhvilluan me qëllim informimin rreth mbarëvajtjes së shoqatës INSTITUTI AAB dhe hapat që duhet ndjekur në procesin e anëtarsimit në Federatën Ndërkombëtare të Kontabilistëve (FNK).

ShKÇAK, si anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Kontabilistëve (FNK) shprehu gatishmërinë fillestare që ta mbështet INSTITUTIN AAB në anagzhimet e saj, në përafrimin dhe plotësimin e kritereve për aplikim pranë FNK si anëtar bashkëpunues.

Po ashtu gjatë takimit u shpreh interesi i përbashkët i përfaqësuesve të dy shoqatave profesionale për kontabilitet/auditim për mundësitë e organizimit të konferencave të përbashkëta, përkthimin e standardeve të reja, sesioneve të përbashkëta të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, bashkëpunimit në aspektin e sigurimit të cilësisë si dhe bashkëpunime tjera në interes të anëtarsisë së dy shoqatave dhe publikut të gjërë.

Share:

Vendim i shtyrjes se raportimeve




Ministria e Financave ka nxjerr vendimin e radhës, me të cilin shtyhet afati deri më 15 GUSHT 2020 për dorëzimin e deklaratave dhe pasqyrave financiare vjetore të audituara për të gjitha shoqëritë tregtare në Kosovë në Këshillin Kosovar për Raportim Financiar (KKRF).

Vendimin e gjeni këtu:  http://institutiaab.org/wp-content/uploads/2020/06/Vendim-i-shtyrjes-se-raportimeve.pdf

Share:

Miratohet Pakoja Emergjente Fiskale




Me propozimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Qeveria në detyrë në mbledhjen e datës 30.03.2020 ka miratuar Pakon Emergjente Fiskale e cila parasheh masat si në vijim:

▶ Pagesa e dyfishtë e vlerës së skemës sociale për të gjithë përfituesit të skemave sociale për muajin Prill dhe Maj, masë kjo në vlerë deri në shtatë milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë mijë (7,650,000.00 €) euro, përfshirë këtu edhe pagesën e realizuar për muajin Mars;

▶ Pagesa shtesë në vlerë prej tridhjetë (30 €) euro në muaj për të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që marrin pagesë mujore në vlerë më të ultë se njëqind (100 €) euro, për muajin Prill, Maj dhe Qershor, me kusht që të jenë përfitues vetëm të një skeme; si dhe rikthim në listat e përfituesve për përfituesit që për shkak të mos-paraqitjes apo mos-vlerësimit në periudhën Janar – Mars 2020, nuk u janë rinovuar të drejtat e tyre. Kjo masë është në vlerë deri në trembëdhjetë milionë euro (13,000,000.00 €)

▶ Mbështetje financiare për shoqëritë tregtare që janë në vështirësi financiare si pasojë e rënies së veprimtarisë së tyre për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit publik, si në vijim:

☑ Mbulimi i shpenzimeve të pagave mujore të punonjësve në vlerë prej njëqind e shtatëdhjetë (170 €) euro, për muajin Prill dhe Maj, masë kjo deri në dyzet e një milionë (41,000,000.00 €) euro;

☑ Subvencioni i qirasë deri në pesëdhjetë (50%) të vlerës së qirasë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për muajin Prill dhe Maj, masë kjo në vlerë prej dymbëdhjetë milionë (12,000,000. 00€) euro; dhe

☑ Mbulimi i vlerës së kontributeve pensionale për pagat lidhur me masat e parapara me këtë vendim për muajin Prill dhe Maj, deri në vlerë prej tetë milionë (8,000,000.00 €) euro;

▶ Sigurimi i huadhënies pa interes për ndërmarrjet publike që kanë vështirësi financiare për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit publik, me qëllim të sigurimit të likuiditetit të përkohshëm të tyre, me kthim deri më 31.12.2020, në vlerë deri në njëzetë milionë (20,000,000.00 €) euro;

▶ Sigurimi mbështetjes shtesë financiare për Komunat e Republikës së Kosovës që janë ndikuar në përballje me pandeminë, në rast nevoje për shkak të zgjatjes eventuale të situatës së emergjencës së shëndetit publik, në vlerë deri në dhjetë milionë (10,000,000.00 €) euro;

▶ Sigurimi i shtesës mbi pagë në vlerë prej treqind (300 €) euro për punëtorët në terren dhe që janë të ekspozuar drejtpërdrejt rrezikut të infektimit në punën e tyre (jo i gjithë stafi i institucionit): Stafi mjekësor (mjekët dhe infermierët), policët e Policisë së Kosovës, zyrtarët (gardianët) e Shërbimit Korrektues, zyrtarët (zjarrfikësit) e Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, personeli (ushtarët) i FSK-së, punëtorët që punojnë në Karantinë – Qendra e Studentëve të Prishtinës, zyrtarët (inspektorët) e Inspektoratit të Punës, zyrtarët (inspektorët) e Administratës Tatimore të Kosovës, Zyrtarët (doganierët) e Doganës së Kosovës, zyrtarët (inspektorët) e Inspektoratit të Tregut, zyrtarët (inspektorët) e inspektorateve përkatëse komunale, zyrtarët e Inspektorati të Mjekësisë së Punës, për muajin Prill dhe Maj deri në vlerë prej pesëmbëdhjetë milionë (15,000,000.00 €) euro;

▶ Pagesë shtesë në vlerë prej njëqind (100 €) euro për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave dhe farmacive për majin Prill dhe Maj, në vlerë deri në tre milionë (3,000,000.00 €) euro;

▶ Pagesa e asistencës mujore në vlerë prej njëqind e tridhjetë (130 €) euro për qytetarët që humbin vendin e tyre të punës për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit publik, për muajin Prill, Maj dhe Qershor, në vlerë deri në katër milionë (4,000,000.00 €) euro;

▶ Mbështetja e iniciativave dhe projekteve që synojnë përmirësimin e jetës së komuniteteve jo shumicë në Republikën e Kosovës, që janë goditur më rëndë nga situata e emergjencës së shëndetit publik, në vlerë deri në dy milion (2,000,000.00 €) euro;

▶ Sigurimi i likuiditetit financiar për:

☑ Mikro-ndërmarrjet dhe të vetë-punësuarit nëpërmjet programeve të caktuara të Fondit për Garantimin Kreditor të Kosovës, në shumën dhjetë mijë (10,000 €) euro për periudhën 24 muajsh, në vlerë deri në pesëmbëdhjetë milionë (15,000,000.00 €) euro; dhe

☑ Shoqëritë Tregtare/Kompanitë të autorizuara që ofrojnë shërbime bazike (të ngjashme me ato të ndërmarrjeve publike) me kthim deri më 31.12.2020, në kudër të vlerës së përcaktuar në 1.4. të këtij vendimi.

▶ Rritja e buxhetit për grante dhe subvencione për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për rritje të prodhimit bujqësor, në vlerë prej pesë milionë (5,000,000.00 €) euro;

▶ Rritja e buxhetit për grante dhe subvencione Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për evitimin e situatës së krijuar nga situata e emergjencës së shëndetit publik në aktivitetet sportive dhe kulturore, në vlerë prej pesë milionë (5,000,000.00 €) euro;

▶ Mbështetje për eksportuesit në Republikën e Kosovës pas përfundimit të situatës së emergjencës së shëndetit publik, vlerë prej në vlerë prej dhjetë milionë (10,000,000.00 €) euro;

▶ Mbështetje financiare për shoqëritë tregtare që regjistrojnë punëtorët me kontratë pune së paku një (1) vjeçare gjatë periudhës së situatës së emergjencës së shëndetit publik, nga njëqind e tridhjetë (130€) euro për dy muajt pasues pas regjistrimit, në vlerë deri në gjashtë milionë (6,000,000.00 €) euro; dhe

▶ Pagesa e asistencës mujore në vlerë prej njëqind e tridhjetë (130 €) euro për qytetarët me kushte të rënda sociale, të lajmëruar si të papunë në institucionin kompetent, që nuk janë përfitues të asnjë të hyre mujore nga buxheti i Kosovës, për muajin Prill, Maj dhe Qershor, në vlerë deri në tre milionë (3,000,000.00 €) euro;

Me vendimin e aprovuar nga Qeveria në detyrë e Kosovës është autorizuar Ministria e Financave dhe Transfereve që të miratojë kriteret, afatet, kushtet, mënyrën e zbatimit si dhe të gjitha specifikat tjera të nevojshme për zbatimin e tyre, sipas parimeve të menaxhimit të financave publike. Vendimi obligon gjithashtu të gjitha organizatat buxhetore/institucionet përkatëse për zbatimin e vendimit dhe të vendimeve që do të nxirren nga ministria për zbatimin e tij.

Për më shumë shiko në linkun e më poshtëm:
https://kryeministri-ks.net/wp-content/uploads/2020/03/Vendimi-i-Qeveris%C3%AB-nga-Mbledhja-e-19.pdf

Share:

Vendim nga Ministria e Financave dhe Transfereve




Ministria e Financave dhe Transfereve, ka nxjerr vendimin e radhës, me të cilin zgjatet afati deri më 30 prill 2020 për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore si dhe trajtimi dhe vendosja lidhur me kërkesat për rimbursime, që ndërlidhen me zbatimin e legjislacionit tatimor në fuqi, siç sqarohet në këtë vendim.  

Vendimi MFT RKS
Share:

NJOFTIM ME RËNDËSI




Ministria e Financave ka marrë vendim për shtyerjen e afatit për dorëzimin e deklaratave, pasqyrave financiare dhe raportin e auditimit të të gjitha shoqërive tregtare në Këshillin Kosovar për Raportim Financiar (KKRF) deri më 30 qershor 2020.

VENDIMI NË PDF
Share:

Filluan ligjëratat e sesionit Shkurt 2020




Me datë 26.02.2020, filluan ligjëratat e sesionit Shkurt 2020 për nivelin Teknik i Kontabilitetit.

Ligjëratat mbahen në Prishtinë, Gjakovë dhe Ferizaj.

Kandidatëve të rinjë ju urojmë suksese!

[Best_Wordpress_Gallery id=”4″ gal_title=”Lajm2″]
Share:

KKRF ka hartuar dhe aprovuar udhëzimin administrativ Nr.01/2020




KKRF ka hartuar dhe aprovuar udhëzimin administrativ Nr.01/2020 për raportimet financiare  vjetore të Mikro Ndërmarrjeve.
në linkun në vijim gjeni Udhëzimin Administrativ:

Udhëzimini Administrativ
Share: