Takime me rendësi të përfaqësuesve të Institutit AAB me anëtarët e FCM-së




Përgjatë aktiviteteve që po zhvillohen në kuadër të Mbledhjes së Përgjithshme të Asamblesë së Federatës Mesdhetare të Kontabilistëve (FCM), si në seminarin e organizuar nga FCM në bashkëpunim me Institutin e Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) në Shqipëri me fokus në kërkesat dhe standardet e reja evropiane të raportimit të qëndrueshmërisë përfaqësues të Institutit AAB nga zyra ekzekutive dhe bordi zhvilluan një sërë takimesh me rëndësi me anëtarët e FCM dhe me presidentin e FCM, Giorgio De Giorgi.

Drejtori Ekzekutiv i Instiutit AAB Ylber Prekazi mori përkrahje nga presidenti i FCM dhe anëtarët tjerë për procesin e nisur nga viti i kaluar që edhe Instituti AAB të bëhet pjesë e FCM në takimim e radhës që mbahet këtë vit në Francë.

Përkrahje të madhe Institutit AAB në këtë proces është duke dhënë SCAAK e cila është anëtare e FCM, prandaj bashkpunimi në shumë fusha që ka filluar midis Institutit AAB dhe SCAAK në vitet e fundit, po korurzohet edhe me sponzorizimin nga kjo e fundit për Institutin AAB që të bëhet pjesë e FCM dhe në të ardhmen e IFAC dhe organizatave tjera rajonale e globale me rëndësi në fushën e kontabilitetit dhe auditimit.

Gradualisht Instituti AAB po rritet dhe po zgjerohet duke u bërë pjesë edhe e organizatave rajonale dhe globale për të çuar përpara zhvillimin profesional në fushën e kontabilitetit, menaxhimit financiar dhe auditimit në Kosovë.

Share:

Instituti AAB pjesë e edicionit të 15-të Education Fair / Panairi i Edukimit




Edhe këtë vit Instituti AAB do të jetë pjesë e Panairit të Edukimit, në edicionin e 15-të me radhë i cili mbahet me datë 27 dhe 28 prill.

Rendite emrin tënd në listën e profesionistëve më të kërkuar në vend dhe më gjerë.

Ejani dhe informohuni me mundësitë që ofron Instituti AAB në programet certifikuese:

• Teknik i Kontabilitetit
• Kontabilist I Certifikuar
• Auditor I Certifikuar

Ju mirëpresim!

Share:

Sesioni i radhës i EVP-ve në bashkëpunim me ATK-në




Më datë 24.04.2023, Instituti AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës realizuan Seminarin/Edukimin e Vazhdueshëm Profesional (EVP) me temat:

  • Aplikimi i ngarkesës së kundërt të TVSH-së në ndërtimtari
  • Aplikimi i ngarkesës së kundërt të TVSH-së në shërbimet e blera jashtë vendit

Ne këtë Seminar/EVP përveç prezantimeve, janë ofruar edhe përgjigjet për pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, të cilët ishin jashtëzakonisht të interesuar.

Ligjërues: Sami Salihu – Zëvendës Drejtor Ekzekutiv në Administratën Tatimore të Kosovës

Share:

Sesioni i radhës i Edukimit të Vazhdueshëm Profesional




Instituti AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës organizojnë sesionin e rradhës të EVP-së me temat:

– Aplikimi i ngarkesës së kundërt të TVSH-së në ndërtimtari

– Aplikimi i ngarkesës së kundërt të TVSH-së në shërbimet e blera jashtë vendit

Data: 24 Prill 2023

Ora: 13:00

Vendi: Instituti AAB, ndërtesa e Kolegjit AAB

Ligjërues: Sami Salihu – Zëvendës Drejtor Ekzekutiv në Administratën Tatimore të Kosovës

Share:

Mbledhja e Përgjithshme Vjetore e Kuvendit të Anëtarëve




Me datë 22.03.2023 është mbajtur Mbledhjen e Përgjithshme Vjetore e Kuvendit të Anëtarëve të Institutit AAB për Kontabilist dhe Auditor të Certifikuar.
Në mbledhje u diskutuan aktivitetet dhe raporti i auditorit për vitin 2022, dhe planifikimet e bërë e që pritet të zbatohen përgjatë vitit 2023.

Falenderojmë të gjithë anetarët për prezencen, kontributin dhe gatishmerinë e tyre për zhvillimin e mëtutjeshëm të Insitutit AAB.

Share:

Sesioni i EVP-ve me temë: “Raportimi vjetor sipas kërkesave të legjislacionit tatimor dhe kërkesave të raportimit financiar të përcaktuar nga KKRF”




Më datë 21.03.2023 u mbajt sesioni i parë për vitin 2023 në kuadër të programit të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional me temë:
“Raportimi vjetor sipas kërkesave të legjislacionit tatimor dhe kërkesave të raportimit financiar të përcaktuar nga KKRF”
Ligjerues: Shpend Zeka


P.S. Kjo EVP u mbajtë me prani fizike dhe online njëkohësisht. Një numër i konsiderueshëm i anëtarëve ishin prezent në klasë dhe po ashtu një numër i madh i anëtarëve për arsye të pamundësisë me ardhë fizikisht e ndjeken ligjeratën online.

Share:

A po zbatoni Standardet e Menaxhimit të Cilësisë të BSNAS-IAASB? Këto burime mund të ndihmojnë




Data 15 dhjetor 2022 për hyrjen në fuqi për grupin e ri dhe të rishikuar të standardeve të menaxhimit të cilësisë së Bordit të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit dhe Sigurisë (BSNAS-IAASB) po afrohet me shpejtësi. Ndërsa standardet e reja rrisin shiritin në menaxhimin e cilësisë dhe paraqesin përfitime të rëndësishme, ne e kuptojmë se ka edhe sfida të zbatimit që duhen përmbushur për të arritur përfitimet. Ne dëshirojmë t’u kujtojmë firmave dhe organizatave profesionale të kontabilitetit (OPK-PAO) materialet e disponueshme që mund të ofrojnë udhëzime dhe mbështetje.

• BSNAS-IAASB
o Baza për konkluzione dhe fletë të dhënash – SNMC 1, SNMC 2, SNA 220
o Udhëzues për zbatimin për herë të parë – SNMC 1, SNMC 2, SNA 220

Seria e Menaxhimit të Cilësisë të FNK-IFAC: Zbatimi i firmave të vogla, Seria e Parë që adreson ndryshimin e mendësisë që kërkojnë standardet e reja dhe zhvendosjen e fokusit nga kontrolli i cilësisë në menaxhimin e cilësisë
Diskutimet e panelit të FNK-IFAC për përgatitjen për qasjen e re të bazuar në rrezik dhe mësimet e hershme të nxjerra (të disponueshme me titra në frëngjisht dhe spanjisht)

• Seritë webinare me katër pjesë të FNK-IFAC dhe BSNAS- IAASB
o Gjithçka që duhet të dini për procesin e vlerësimit të rrezikut të firmës
o Burimet: Pritjet për firmat dhe partnerët e angazhimit
o Çfarë ka të re për proceset e monitorimit dhe riparimit të firmave
o Sjellja e të gjitha së bashku

• Seria e artikujve me tre pjesë
o SNMC 1 Objektivat e Cilësisë dhe Rreziqet e Cilësisë
o SNMC 1 Përgjigjet e Rrezikut
o Sistemi SNMC 1 për Vlerësimin dhe Monitorimin

• FNK-IFAC dhe Banka Botërore e Menaxhimit Global të Cilësisë OPK-PAO e Shkëmbimit të Njohurive në Webinar regjistron iniciativat e OPK-PAO-s dhe zgjidhjet e produkteve të ndryshme

Burime të shumta të menaxhimit të cilësisë nga i gjithë rrjeti i FNK-IFAC

FNK-IFAC po zhvillon gjithashtu burime dhe iniciativa shtesë që do të publikohen në vitin 2023. Si për kujtesë, të gjitha materialet e FNK-IFAC mund të gjenden në ifac.org/qualitymanagement dhe të gjitha materialet e BSNAS-IAASB mund të gjenden në iaasb.org/quality-management.

Share:

Instituti AAB mori pjesë në tryezën e organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit ku u prezantua Plani Vjetor i Auditimit 2022-2023




Me ftesë të auditorës së përgjithashme znj.Vlora Spanca, Instituti AAB ishte pjesë e tryezës së organizuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit ku u prezantua Plani Vjetor i Auditimit 2022-2023.

Në fokus të kësaj tryeze, përveç prezentimit të planit auditues 2022/2023, temave të auditimit të performancës dhe rezultateve të auditimit ishte edhe përfshirja sa më e madhe e shoqërisë civile në fazën e parastudimit. Me këtë rast Instituti AAB përgëzon Zyren Kombëtare të Auditimit në lidhje me punët e bëra si dhe për planin ambicioz për periudhën 2022-2023.

Instituti AAB si çdo herë edhe në këtë tryezë jep kontributin e duhur dhe profesional si shoqatë profesionale për kontabilitet dhe auditim, pasi siç dihet qëllimi kryesor për të cilin ekziston Instituti AAB është mbrojta e interesit publik, zhvillimi profesional në fushën e kontabilitetit, menaxhimit financiar, menaxhimit të përformancës dhe auditimit në Kosovë.

Share:

IFAC publikoi mbështetje shtesë mbi standardet e menaxhimit të cilësisë të IAASB për firmat e vogla




Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (IFAC) publikoi pjesën e parë të një serie publikimesh me tre pjesë për të ndihmuar firmat e vogla dhe të mesme të auditimit dhe të kontabilitetit të zbatojnë standardet e reja të menaxhimit të cilësisë të Bordit Ndërkombëtar të Standardeve të Auditimit dhe Sigurisë (IAASB). Seti i standardeve të menaxhimit të cilësisë së IAASB u lëshua në dhjetor 2020 dhe do të hyjë në fuqi më 15 dhjetor 2022.

Seria e parë: Është koha për t’u përgatitur për standardet e reja të menaxhimit të cilësisë që adresojnë ndryshimin e mentalitetit që kërkojnë standardet e reja dhe zhvendosjen e fokusit nga kontrolli i cilësisë në menaxhimin e cilësisë. Seria përfshin gjithashtu zhvillimin e një plani për zbatimin e projektit, një hyrje në objektivat e cilësisë, procesin e vlerësimit të rrezikut dhe caktimin e roleve dhe përgjegjësive. Përfshihen gjithashtu modele të dobishme të agjendës së takimeve që praktikuesit mund të përdorin me kolegët e tyre.

Seria me tre pjesë do të ofrojë këshilla dhe udhëzime për zbatimin praktik të standardeve të IAASB. Seria e dytë do të fokusohet në zhvillimin e një plani të detajuar të zbatimit dhe seria e tretë do të trajtojë monitorimin dhe përmirësimin. Seria e parë i bashkohet koleksionit të burimeve të disponueshme të IFAC që mbështesin zbatimin e menaxhimit të cilësisë, duke përfshirë webinarët, artikujt dhe videot, si dhe udhëzuesit e zbatimit për herë të parë të IAASB, të cilat janë të gjitha të disponueshme në këtë link ifac.org/qualitymanagement.

IFAC pranon dhe vlerëson komentet nga përfaqësuesit e Grupit Këshillues për Firmat e Vogla dhe të Mesme të IFAC dhe Forumit të Firmave në zhvillimin e serisë.

Share:

Seminar Online nga IASB në bashkëpunim me EAA dhe EFRAG




Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (IASB) në bashkëpunim me Shoqatën Evropiane të Kontabilitetit (EAA) dhe Grupin Këshillues Evropian të Raportimit Financiar (EFRAG) organizojnë workshop online i cili trajton çështjet që lidhen me raportimin financiar dixhital dhe dixhitalizimin e raporteve financiare. 
Workshopi do të zhvillohet më 18 nëntor 2022 nga ora 12:00 deri në 14:00 CET.


Për t’u regjistruar: Klikoni Këtu

Për informacione shtesë: Klikoni Këtu

Share: